Mustaka promovon tek Torra librin "Arumunët në Shqipëri" (VIDEO)

13/04/2019 - 16:25

Lidhja e Shkrimtarëve në bashkëpunim me Shoqatën e Arumunëve Tiranë, Fier dhe Durrës kanë organizuar paraditen e së premtes, në ambientet e Torrës në Durrës, promovimin e librit "Arumunët në Shqipëri", të autorit Valentin Mustaka.

Në takim merrnin pjesë shkrimtarë, titullarë të institucioneve, anëtarë të shoqatës së arumunëve, intelektualë, miq dhe të afërm të autorit.

Kjo vepër është një studim i mirfilltë për komunitetin arumun në vendin tonë. Autori tregon për “DurrësLajm” se ka punuar për një periudhë 4-vjeçare për këtë libër. Botimi përmban të dhëna të vlefshme, të cilat saktësojnë numrin e arumunëve në vendin tonë.

Autori është njëherësh edhe kryetari i shoqatës së arumunëve në Durrës. Krijimtaria e tij është e pasur me vepra, mbi komunitetin, që ai përfaqëson.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e enjte, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve në Amfiteatrin e Durrësit u celebrua me Ekspozitën “Shprehem me mozaik”, e cila ishte edh

Ish-mësuesja Dikter Mustafaraj ka ardhur para publikut me një libër kushtuar shkollës “Jan Kukuzeli” në 60 vjetorin e krijimit të kësaj s

Mbrëmja e së mërkurës që lam pas në “Soiree”, ka qenë e gjitha një puntatë dedikuar artistes së madhe dhe të merituar, Vaçe Zelës.

Mbrëmjen e së dielës u finalizua me sukses edicioni i tretë i konkursit të bukurisë “Miss dhe Mister Shijaku”.

Sektori Shkencor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës, organizon sot fazën e dytë të olimpiadës së matematikës në shkallë rrethi në am

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës është angazhuar në patrimin e mureve rrethuese të Amfiteatrit.