Myzejen Konduri fjalë prekëse për Moikom Zeqon: Mik i pazëvendësueshëm, do mbetesh Miti i fjalës!

15/06/2020 - 14:23

Producentja dhe shkrimtarja e njohur për fëmijë nga Durrësi, Myzejen Konduri, kujton mes fjalësh të ndjera studiuesin dhe shkrimtarin e mirënjohur, Moikom Zeqon, i cili u nda nga jeta këtë mëngjes pas një sëmundjeje të rëndë.

Kondurin e lidhte një miqësi e vjetër prej 50 vitesh me Zeqon, e sot ajo shprehet e pikëlluar për këtë humbje të madhe që pësoi kultura shqiptare.

“Dhimbja për Mikun tonë të nderuar, nuk do të shteret kurrë...

Me siguri Atij, i kanë ngrirë shumë fjalë e mesazhe pa thënë...  Po MOIKOM ZEQO, " MJESHTËR I MADH I PUNËS", do të ketë vendin e tij, në Fronin e Nderit, në Olimpin e të Mëdhenjve”, shkruan mes të tjerash Konduri.

Mesazhi i plotë i Myzejen Kondurit:

S’mjaftojnë fjalët për të shprehur dhimbjen, për mikun e çmuar, Personalitetin Euridit, Pasuri e një Kombi.

Ku ta dinim Ne se pabesia e vdekjes, do na ndante kaq shpejt prej Tij...

Ai ka qenë dhe do të mbetet, Ikonë në Publicistikë, Histori, Arkeologji e Krijimtarinë Artistike.

Dhimbja për Mikun tonë të nderuar, nuk do të shteret kurrë...

Me siguri Atij, i kanë ngrirë shumë fjalë e mesazhe pa thënë...Po MOIKOM ZEQO, " MJESHTËR I MADH I PUNËS", do të ketë vendin e tij, në Fronin e Nderit, në Olimpin e të Mëdhenjve.

O Mik i pazëvendësueshëm!

Na i ka errësuar loti sytë për ndarjen e shpejtë... Po Ti do na flasësh edhe ashtu i shtrirë në heshtje Arkivolin e lavdisë, në përjetësi.

Për Mua, do të mbetesh Miti i Fjalës.

Në çdo gjurmë që ke lënë, do të takohemi me Ringjalljen tëndë, kurrë Anonime.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. 

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin "Pran

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirti