Mbrëmjen e djeshme në Los Angeles është zhvilluar edicioni i 77-të i ‘Golden Globe’. Filmi “1917” ka fituar çmimin e filmit më të mirë.

Por fituesi i mbrëmjes me total çmimesh ishte padyshim “Once upon a time in Hollywood“; komedia e zezë e Quentin Tarantinos ishte nominuar për imazhin, muzikën, aktorët Leonardo di Caprio e Brad Pitt, skenarin dhe regjinë. Nga të gjitha këto, rrëmbeu tre çmime: Perfomanca e Pitt si aktor dytësor, skenari i Tarantinos dhe filmi vetë në kategorinë e muzikalit apo komedisë.

Renee Zellweger është shpallur aktorja më e mirë, ndërsa Joaquin Phoenix (Joker) e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë. Ndërkohë “The Irishman”, me regji të Martin Scorsese, i transmetuar nga Netflix, nuk ka arritur në fitojë në asnjërën kategori.