Ndahen çmimet Nobel për Letërsinë për vitet 2018-2019, kush janë fituesit

10/10/2019 - 13:56

Ditën e sotme është ndarë çmimi më i madh i fushës së letërsisë, ai "Nobel", ku fitues janë shpallur një austriak dhe një polake. Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare nuk ka arritur të fitojë as këtë vit edhe pse ishte në mesin e kandidatëve.

Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2019 e ka fituar autori austriak, Peter Handke, ndërsa për vitin 2018 është fituar nga autorja polake Olga Tokarczuk.

Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda dy herë pasi vitin e kaluar akademia suedeze e kishte anuluar ceremoninë për shkak të skandaleve të sulmeve seksuale, konfliktit të interesit dhe korrupsionit që kishin prekur këtë institucion.

Akademia suedeze e ka shpërblyer Tokarczuk-un për “imagjinatën rrëfyese me një pasion enciklopedik që përfaqëson kryqëzimin e kufijve si formë të jetës". 

Ndërkaq, dhënien e çmimit për Handke-n e kanë argumentuar sipas tyre për “punën me ndikim që me zgjuarsinë gjuhësore e ka eksploruar periferinë dhe specifikimin e përjetimit njerëzor”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rivendoset kapaku i ri prej xhami në pusin shekullor te sheshi “Liria” në Durrës.

“Krom dhe luledele” është një roman i cilësuar si himn për të rinjtë e pas viteve 1990.

Prej mëse një viti në protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Neritan Liçaj, shprehet besimplotë se godi

Jeta kulturore në Durrës nisi në muajin nëntor me një shfaqje që u prit mjaft mirë nga publiku, saqë do të vijë edhe këtë fundjavë për pu

Pasditen e së enjtes, në orën 18.00, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të shfaqet filmi dokumentar “Rikthim në Lajpcig

Diana Ziu dhe bashkëshorti i saj, artisti Vangjel Toçe nuk i kanë kursyer fjalët dhe kritikat kundrejt mënyrës se si Vera Grabocka po tra

Është ndarë nga jeta aktori i teatrit të Durrësit, Josif Koci.

100 artistë nga 60 shtete kanë sjellë krijimet e tyre në një ekspozitë “Vetëpeizazh” në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” në Durrës.

Komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas!" është pritur mjaft mirë në Durrës.

Një fundjavë plot të qeshura premtohet në Durrës pasi në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” do të vihet komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj