Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

02/12/2018 - 21:42

Një nga aktorët më të njohur të para viteve ’90, Luan Qerimi, u nda dje nga jeta në moshën 89-vjeçare. Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografi, prej vitesh ishte tërhequr nga jeta artistike, e megjithatë, në mendjen e dashamirësve të ekranit e skenës, kanë mbetur rolet e tij në “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, etj.

Luan Qerimi lindi në Lushnje, 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin. Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek njeriu i besuar, nga gangsteri tek malësori.

Ndër rolet e tij spikatin ato në veprat skenike: “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj. Në kinematografi ka luajtur në filmat “Qëndresa”, “Vdekja e kalit”, “Shpella e piratëve”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Eja”, “Koha nuk pret”, “Gracka”, “Nëntori I Dytë”, “Shembja e idhujve”, “Toka jonë”, “Debatik”, etj. Po ashtu ka interpretuar mbi 200 role në “Teatri në mikrofon”, siç ka kontribuar edhe në emisionet “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” dhe “Fjala artistike në mikrofon”.

Luan Qerimi mbante titullin “Artist i merituar”, që prej vitit 1989.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkrimtari durrsak  Ylli Bare, pas një seriali librash të botuar me tema të shumëllojshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ka dalë së fundmi

Lahuta si pjesë e pandarë e këtij eposi së kreshnikëve është një instrument muzikor i domosdoshëm për gjallesën e këtij Cikli, por është

Kënga “Në rërë vizatoj" me muzikë të kompozitorit Ylli Ramzoti, tekst të Agim Bajramit, interpretuar nga Violeta Beshiri ka fituar çmimin

Në galerinë e arteve pamore "Nikolet Vasija" të qytetit të Durrësit shoqatat kulture atdhetare "Labëria" dhe "Ismail Qemali", në bashkëpu

Prej ditës së djeshme, në media ka qarkulluar lajmi lidhur me një vendim të UNESCO-s, ku thuhej se lahuta ishte pjesë e listës së trashëg

Për nder të 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u mbajt një manifestim në Geteborg ( Göteborg) të S

Suksesi është fjala që mund të përkufizojë më së miri pritshmëritë mbi librin më të ri të autores nga Durrësi, Gladiola Busul

Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan, Xhevat Limani, ka ngjitur në skenën e teatrit të Durrësit, "Aleksandër Moisiu", poemën dramatike "Gj

Në kuadër të festave të nëntorit si dhe vitit mbarëkombëtër të Skënderbeut, dega e shoqatës atdhetare dhe kulturore "Tomorri" ka zhvillua

Shkrimtari durrsak, Vladimir Muça është një krijues që megjithëse në moshë, nuk resht së punuari kudo që ndodhet.