Është ndarë sot nga jeta aktorja e njohur durrsake, Vera Urumi. Lajmi bëhet i ditur nga teatri Aleksandër Moisiu Durrës në një postim në Facebook, ku mësohet se homazhet do mbahen në hollin e teatrit nesër në orën 12:00.

POSTIMI I PLOTË

Me hidhërim të thellë njoftojmë se u shua dhe një tjetër yll i gjirit tonë artistik durrsak e shqiptar.  Vera Urumi u nda sot nga kjo jetë.

Teatri Aleksander Moisiu Durres shpreh mirënjohen më të thellë e ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe gjithë të njohurve.Homazhet do të mbahen nesër në hollin e Teatri Aleksander Moisiu Durres ora 12:00.

Në foto po ju paraqesim një fragment nga komedia PREFEKTI ku znj.Urumi luante rolin e Zonjës përkrah Nikolin dhe Meropi Xhojës dhe në një foto tjetër me kolegun e saj z.Lutfi Hoxha gjatë ceremonisë së Festivalit të Filmit në Durrës në vitin 2012.