Ndahet nga jeta mjeshtri i valles popullore Besim Zekthi

28/06/2020 - 19:31

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Zekthi është nderuar edhe me titullin “Nderi i Kombit”.

Besim Zekthi ishte solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura: "Vallja e shqipeve" dhe "Festë ka sot Shqipëria" dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha "Gjerdanin e Artë" vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë, në vitin 1970.

Për ndarjen nga jeta ka reaguar Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor:

LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI – “NDERI I KOMBIT” Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi”.

Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. 

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin "Pran

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirti

5000 bileta falas për të vizituar Amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik u janë shpërndarë sot bizneseve të hoteleri-turizmit në Durrës.