Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare, poeti Lefter Çipa

18/02/2021 - 07:51

Këtë të enjte është shuar në moshën 79-vjeçare poeti vlonjat Lefter Çipa. Lajmin për ndarjen nga jeta të poetit pas një sëmundje të rëndë e ka dhënë djali i tij Aleksandër Çipa përmes një postimi në rrjetet sociale.

Çipa njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare, ai është autor i 18 librave të botuar me poezi si: “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, etj. Konsiderohej “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë.

Ka qenë autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.

Lefter Çipa është edhe autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Grupi i rrokut Maneskin janë shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremo.

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare të para viteve ’90, Rudolf Stambolla.

“Un milione di cose da dirti” është kënga me të cilën Ermal Meta u ngjit në skenën e Festivalit të Sanremo 2021, teksa është përcaktuar s

Me rastin e 8 Marsit, festës së nënës, kolegji "Turgut Ozal" në Durrës hapi një ekspozitë pikture me 160 punime, në hollin e Pallatit të

Kompozitori i njohur, Agim Krajka është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare të hënën e 1 marsit.

Filmat "Nomadland" dhe "Borat", kanë qenë fituesit më të mëdhenj të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Golden Globes".

Genti Gjonaj, djali i skenaristit dhe regjisorit Kujtim Gjonaj ka publikuar një mesazh të ndjerë për babain e tij, i cili u nda sot nga j

Është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj.