Ndahet nga jeta nobelisti Liu Xiaobo

Postuar: 13/07/2017 - 17:30

I vlerësuar me çmimin Nobel, Liu Xiaobo, i cili ishte edhe një nga figurat më të shquara të të drejtave të njeriut dhe mbrojtës i demokracisë, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.
Aktivisti i shquar ishte duke marrë mjekim nga tumori në mëlçi në një spital në verilindje të Kinës, ku u transferua nga burgu gjatë muajit të kaluar. Ai ishte i dënuar dhe po kryente dënimin me 11 vite heqje lirie për “përmbysje” të regjimit.
Edhe pse profesor universiteti, që më pas u kthye në aktivist të të drejtave të njeriut, Liu ishte mbiquajtur kriminel nga autoritetet kineze. Ai është burgosur disa herë gjatë jetës së tij, ndërsa ka qenë subjekt i sanksioneve të rënda kur fitonte lirinë, ndërsa bashkëshortja e tij, Liu Xia qëndronte në arrest shtëpiak.
Në javët e fundit përpara vdekjes, rasti i Liu u zhyt në polemikat ndërkombëtare. Disa vende perëndimore i bënë thirrje Kinës për t’i lejuar Liusë të largohej nga vendi për të siguruar mjekim qetësues diku tjetër. Një mjek gjermano-amerikan, që e ka vizituar së fundi atë për t’i bërë ekzaminimet, tha se ai mund të udhëtonte jashtë shtetit. Por ekspertët e mjekësisë kineze këmbëngulnin se ai ishte shumë i sëmurë për t’u larguar nga vendi.
Liu ka qenë një figurë udhëheqëse për aktivistët prodemokracisë jashtë territoreve kineze, edhe pse shumë vetë mund të mos e kenë njohur mjaftueshëm brenda vendit, pasi autoritetet kineze censuronin vazhdimisht lajmet mbi të.
Aktivisti luajti një rol domethënës në protestat e “Tiananmenit” të qershorit të vitit 1989, që përfunduan me gjakderdhje, kur protestuesit u sulmuan nga trupat ushtarake. Ai dhe disa aktivistë të tjerë negociuan largimin e sigurtë nga qindra demonstrues të tjerë, ndërsa iu njoh merita për shpëtimin e jetëve të protestuesve.
Për pasojë, ai u dërgua në një qendër burgimi dhe u la i lirë në vitin 1991. Fushata e Liu për lirimin e të burgosurve gjatë “Tiananmenit” bëri që ai të dënohej në një kamp pune në verilindje të Kinës për 3 vite, por gjithsesi u lejua që të martohej me poeten Liu Xia po aty, në vitin 1996.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për çdo vit dy festat më të mëdha të shqiptarëve "Pavarsia e Çlirmi" që kremtohen në 28 e 29 nëntor, sjellin edhe frymëzim tek nxënësit e

Me rastin e 20 nëntorit 1943, në lapidarin simbol të kësaj dite, Bashkia e Durrësit ka organizuar një ceremoni në përkujtim të gjithë aty

Sot paradite në orën 11:00 do të bëhen homazhet për kompozitorin e njohur të muzikës shqiptare Aleksandër Lalo.

   Në kohën që është raportuar për vdekjen e kompozitorit të madh shqiptar, Aleksandër Lalo, mijëra shikues po e ndiqnin atë “live” në pr

   Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme.

   Ai ishte një prej marinarëve jetëgjatë, që preku me anijen e tij me dhjetëra porte e qindra qytete të botës.

“Çifti i çuditshëm” mbërriti në teatrin e Durrësit, me një interes shumë të madh nga publiku durrsak i cili ka shijuar lojën aktriale mje

"Të rrojë Shqipëria", kjo është kënga fituese e festivalit të tretë të këngëve patriotike të zhvilluar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve n

Dita e dytë e edicionit të 20-të të Panairit të Librit në Tiranë ka rezervuar një surprizë vërtet interesante.