Ndahet nga jeta shkrimtari Rexhep Hoxha

12/07/2019 - 11:34

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale. Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”.

Pos këtyre të fundit ai shkroi edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”. Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd.

Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndahet nga jeta balerini i njohur, Kujtim Hoxha. Lajmin e trishtë e ka dhënë Drejtoresha e Teatrit Operës dhe Baletit, Zana Çela.

James Patterson është votuar si autori më i shitur në botë në dekadën e fundit, sipas të dhënave nga Nielsen BookScan.

Piktori dhe restauratori i njohur, Mustafa Arapi është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Nga Gladiola Jorbus

Ana Ahmatova vlerësohet si një ndër zërat më të spikatur të poezisë ruse.

Nga Gladiola Jorbus

Mendime për romanin "Hija e mbretit" të shkrimtarit të mirënjohur, Viktor Canosinaj

Romani më i fundit i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha është promovuar pasditen e së enjtes para një grupi të rinjsh durrsakë.

Adem Gjepali, aktori i estradës së Durrësit feston sot 75-vjetorin e lindjes.

Teatri i Durrësit, "Aleksandër Moisiu" feston sot 68-vjetorin e krijimit.

Humb betejën me Covid-19, kantautori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani.

Sot mbushen 4 vite që Ismail Hidri nuk është më midis nesh.