Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit të famshëm Xhevdet Ferri, ka reaguar edhe teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu”.

Në postimin në rrjete sociale shkruhet: “Me hidhërim të madh njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë të re aktori i mirënjohur durrsak Xhevdet Ferri. Teatri “Aleksandër Moisiu” ku ai kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij artistike, shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe gjithë të afërmve. Lamtumirë mik!”

Postimi: