Ka ndërruar jetë këtë mbrëmje një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë të të gjitha kohërave.

Avni Mula ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare. Ai është i njohur për disa nga këngët më të famshme lirike shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij, sopranja e mirënjohur Inva Mula.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”,- shkruan Inva Mula.