Ndërron jetë Xhemil Tagani, aktor i njohur i Teatrit dhe kinematografisë

04/01/2021 - 10:18

Ndërron jetë Xhemil Tagani, aktor i njohur i Teatrit dhe kinematografisë. Aktori Xhemil Tagani ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Biografia: (1945-2020) Aktor i teatrit dhe kinematografise shqiptare

U lind më 6 shkurt të vitit 1945. U dallua per zerin e tij karakteristik dhe interpretimin profesional te karaktereve. Diplomohet në vitin 1967 në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, dega “Aktrim”. Fillon punë si aktor në 1968 në Teatrit Popullor dhe mbetet pjese e orga nikes se ketij institucioni derisa del ne pension. Ka interpretuar mjaft role te dyta dhe episodike. U shqua per  aftesite e tije organike per te krijuar karaktere te mevetesishme, me se shumti te keqyrura nga anet komike e sarkastike te tyre, mbushur me vese , huqe, mangesi fizike e shpirterore apo me gazmend, hare e shpoti pa te keq. Veti te tilla u vune re ne rolet qe luajti ne shfaqjet “Fytyra e dyte”, “Nen dritat e skenes”, “Duke u gdhire viti 145, “Monserrati”. “Komunistet”, “Shtepia me dy porta” e te tjera shfaqje. Për disa nga rolet e tij më të arrirë përmendim: Samiu tek “Kështu të dua”, Selimi tek “Bashkë me Agimin”, Peç Mblloçi tek “Lumi i vdekur”, Tushka tek “Një nuse për Stasin”, Thomai tek “Nën dritat e skenës” , Alqi tek “Studentja e vitit të fundit”, Reizi tek “Duke u gëdhirë viti 1945”, Agroni tek “Shokët”, Uçi tek “I pazvëndësueshmi”. etj.

Jo rrallehere aktrimi i tij merrte ngjyrimet e groteskut, me tejzmadhimin e vecorive komike te personazheve, vecse pa humbur vertetesine dhe natyrshmerine e te shprhurit te tyre. Perdorte me hijeshi dhe efekt zhargoni n tiranas te te folurit, sikunder u vu re dukshem ne misherimin qe i beri rolit te Qazim Mulletit ne komedine “Prefekti” te B. Levonjes (1974) qe mbetet nga realizimet me te mira te tije; ose shfrytezonte ne menyre te frytshme kundershtite komike qe ofronte situata ne raportet midis karakterit dhe veprimit te tij si me rolin e Jorgos te drama “Doktori pacient”  te R. Pulahes. Xhemil Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër dhe nje numer te konsiderueshem në kinematografi. Spikati vecanerisht ne rolin e priftit te “Perralle nga e kaluara” (1987) si dhe me rolin e beut  te “Toke e pergjakur” (1976). Pas vitit 1992 Xhemil Tagani del në pension. Nderron jete me 4 janar 2021.

Kinematografi

  • 1967 — Ngadhnjim mbi vdekjen.
  • 1969 – Perse bie kjo daulle;
  • 1976 – Fije qe priten (episodik nje punetor);
  • 1976 — Tokë e përgjakur (Beu);
  • 1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe..;
  • 1984 — Taulanti kërkon një motër (.Shoferi);
  • 1985 — Gurët e shtëpisë sime (Bilbili);
  • 1987 — Përrallë nga e kaluara (Papa Sotiri, Prifti i Fshatit);
  • 1989 – Kush eshte vrasesi;
  • 1996 – Nata (Pergjegjes i vatres se kultures ne fshat) ;

Teatër

  • 13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit ;(Agroni)
  • 27/03/1970 — “Studentja e vitit të fundit” e Ibrahim Uruçit (Alqi);
  • 04/02/1971 — “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços (Tushka);
  • 04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit (Ina);
  • 18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës (Selimi)
  • 1974 — “Prefektin”  e Besim Levonjes
  • 1974 – – “Cuca e maleve” (Njeri nga diversantet) ;
  • 20/03/1975 — “Duke u gdhirë viti 1945” e Teodor Laços (Reizi);
  • 11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës (Peç Mblloçi);
  • 1976 – Epoka para gjyqit;
  • 24/04/1982 — “Kështu të dua” e Pëllumb Kullës  (.Samiu); “Komunistet”
  • “Karavidhet” (daje Ceni);
  • 01/12/1986 — “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës (Thomai)
  • “Kryqi i bardhë”
  • “Zbutja e kryeneces”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndahet nga jeta balerini i njohur, Kujtim Hoxha. Lajmin e trishtë e ka dhënë Drejtoresha e Teatrit Operës dhe Baletit, Zana Çela.

James Patterson është votuar si autori më i shitur në botë në dekadën e fundit, sipas të dhënave nga Nielsen BookScan.

Piktori dhe restauratori i njohur, Mustafa Arapi është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Nga Gladiola Jorbus

Ana Ahmatova vlerësohet si një ndër zërat më të spikatur të poezisë ruse.

Nga Gladiola Jorbus

Mendime për romanin "Hija e mbretit" të shkrimtarit të mirënjohur, Viktor Canosinaj

Romani më i fundit i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha është promovuar pasditen e së enjtes para një grupi të rinjsh durrsakë.

Adem Gjepali, aktori i estradës së Durrësit feston sot 75-vjetorin e lindjes.

Teatri i Durrësit, "Aleksandër Moisiu" feston sot 68-vjetorin e krijimit.

Humb betejën me Covid-19, kantautori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani.

Sot mbushen 4 vite që Ismail Hidri nuk është më midis nesh.