Në fshatin ukrainas me popullsi shqiptare u zhvilluan master-klasa të artistëve nga Tirana

20/07/2019 - 17:30

Artistë nga Republika e Shqipërisë zhvilluan master-klasa për grupe artistike amatore të fshatit Karakurt të rajonit Bolgradsky, njoftoi korrespodenti i portalit ukrainas “Topor”..

Për dy javë, në Karakurt, i cili është i vetmi fshat shqiptar në rajonin e Odesës, punuan specialistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe të ansamblit të këngëve dhe valleve popullore të Shqipërisë.

Mësimet e zhvilluara dhanë rezultat mjaft të prekshëm: në repertorin e kolektivit vokal "Kolorit" u përfshinë pesë këngë të reja kombëtare shqiptare, ndërsa grupi koreografik argëton shikuesit edhe me katër valle të bukura kombëtare shqiptare me koreografi profesionistësh.

Etapa përfundimtare e studimit ishte një koncert, i cili u dha në skenën e shtëpisë së kulturës të fshatit Karakurt. Portali “Topor” thekson se organizimi i master-klasave u mundësua me bashkëpunimin e Ministrit të Shtetit për Çështjet e Diasporës, Pandeli Majko, i cili në pranverën e këtij viti vizitoi fshatin Karakurt.

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori Hysen Bashhysa feston sot 72-vjetorin e lindjes. Ceni, siç e thërrasin thuajse të gjithë lindi më 16 shtator 1947 në Durrës.

Atmosferë festive të jashtëzakonshme ka krijuar në amfiteatrin e Durrësit aktiviteti muzikor Karaoke i organizuar nga Bashkia e qytetit d

Më 12 shtator 2019, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit u hap ekspozita “Art 2019” e piktores, skulptores dhe restaurueses së njohur Lilian

Mbrëmjen e kaluar në prani të mjaft artdashësve të kinemasë, në arenën e Amfiteatrit antik të Durrësit u shfaq filmi italian “Un paese qu

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njofton se mbrëmjen e sotme, 11 shtator 2019, është nata e fundit e projektit të përbashkë

Ditën e enjte, më datë 12 shtator, miq artistë, shkrimtarë e poetë do të mblidhen për të kujtuar mikun e tyre, poetin dhe dramaturgun Avn

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës po bëhet gati për shfaqjen e parë për këtë sezon.

(Mbi romanin “Pushkatimi” të autorit Shpend Topollaj)