Nxënësit e shkollës së mesme "Leonik Tomeo" në Durrës, kanë zhvilluar në mjediset e Amfiteatrit një veprimtari mbresëlënëse, duke grumbulluar dhe ekspozuar në një nga galeritë e ndërtesës antike një ekpozitë me objekte të rralla që i përkasin historisë dhe kulturës sonë kombëtare.

Ato janë mbledhur nëpër familjet ku janë ruajtur dhe klasifikuar më pas për vlerat që ruajnë nga vetë nxënësit.

Specialistja  e edukimit përmes kulturës në DRKK, Antigoni Gjergji e ka vlerësuar mjaft këtë nismë të nxënësve në kuadër të lëvizjes së përqafuar prej tyre "Ne krijojmë trashëgimi kulturore".

Kjo veprimtari po shtrihet edhe në shkolla të tjera si dhe qendra të veçanta të kulturës dhe historisë së qytetit te lashtë të Durrësit.