Nga nesër çelet Panairi Ndërkombëtar i Librit në Durrës

Postuar: 08/08/2018 - 12:17

Në datën 9 gusht ora 19.00 në shëtitoren Taulantia të Durrësit çelet edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar i Librit Shqip “Durrës Script”. Ky aktivitet zhvillohet nga data 9 deri në 12 gusht dhe organizohet nga shoqata kulturore “Durana” dhe Bashkia e Durrësit.

Në stendat e këtij panairi do të përfaqësohen 65 shtëpi botuese, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Anglia dhe risi për këtë vit është ardhja e përfaqësuesve të shtëpive botuese nga SHBA.

Rreth 60 mijë tituj librash do të jenë të pranishëm nëpër stenda, nga të cilat 550 janë tituj të rinj, të prodhuar enkas për këtë panair. Përfaqësues nga të gjitha trevat e vendet ku jetojnë shqiptarë, ku kultivohet, shkruhet e botohet fjala shqipe, shtëpi botuese qofshin, shoqata a botime individuale,vijnë në këtë panair të përbashkët.

Fakti që në këtë Panair përfaqësohen pothuaj të gjitha vendet dhe trevat ku shkruhet e botohet fjala shqipe, duke filluar nga atdheu ynë dhe deri tek ngulimet e hershme e të vona shqiptare në botë, tregon se qëllimi është pikërisht përçimi i kësaj fjale, fjalës shqipe, krijimi i kontakteve sa më të mira me lexuesin e saj kudo që ndodhet, që në këto ditë kthehet të pushojë në Durrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.