Pasditen e sotme në orën 18:30 çelet Panairi i Librit te Sfinksi në qytetin e Durrësit, i cili do të qëndrojë i hapur nga data 8 deri më 11 gusht. 

Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip “DurrësScript”, zhvillohet për të katërtin vit rradhazi në shtëtitoren bregdetare të qytetit të Durrësit. 

Ai është një nismë e shoqatës kulturore “Durana”, nismë e cila ka gjetur mbështetjen e Bashkisë Durrës dhe këtë edicion, edhe të Ministrisë së Kulturës.

Në këtë Panair marrin pjesë rreth 65 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Italia, Rumania, Anglia etj.