Nisin përgatitjet për Festivalin e 59 të Këngës në RTSH

01/07/2020 - 21:06

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për Festivalin e 59 të Këngës në RTSH.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues,” shkruhet në njoftim. “Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival.”

Sipas njoftimit, pritet që në muajin shtator krijuesit të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59. Ndërkohë përsa i përket fitueses së edicionit të kaluar, Arilena Arës, nuk ka një vendim, por për sa kohë do të zhvillohet Festivali i Këngës, gjasat janë që të vazhdojë tradita e viteve të kaluara, ku në Eurovision shkon këngëtari/ja ose grupi i fundit që shpallet fitues i Festivalit të Këngës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, në moshën 90-vjeçare, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.

Më 30 korrik 2020, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, komisioni i evidentimit të rezultateve të votimit për projektet kinematografi

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko ka çelur ekspozitën e saj të pestë personale në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në Durrës.

Durrësi i dha sot lamtumirën e fundit intelektualit dhe arsimtarit të njohur, “Mjeshtrit të madh”, Halil Myderrizi. 

Humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi.

Enkeleida Jorgollari vjen në një ekspozitë për Durrësin, qytetin nga ku është larguar 20 vite më parë, të cilin jo vetëm që nuk e ka harr

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.