Një enciklopedi për Durrësin

12/02/2021 - 08:12

Nga Shaban Murati

Studiuesi dhe publicisti i mirënjohur durrsak, Bashkim S.Kadiu promovoi këto ditë librin e tij "Vlerë e jetuar", që përbën volumin e pestë të kolanës shumëvjeçare të librave të tij për figurat e shquara të qytetit të Durrësit në fusha të ndryshme të krijimtarisë dhe të veprimtarisë.

Enciklopedia durrsake e studiuesit Bashkim S.Kadiu është frut i një pune të gjatë studimore, i njohjes së thellë të historisë së qytetit më të vjetër të Shqipërisë dhe hulumtim skrupuloz shkencor për të ndriçuar dinamikën historike të qytetit të Durrësit nëpërmjet profileve dhe kontributeve të figurave me vlera për qytetin.

Autori dëshmon një punë kolosale prej studjuesi dhe publicisti me përvojë, që ka derdhur talentin, dashurinë dhe kulturën e tij të spikatur qytetare për të krijuar monumentin me emrin "Vlerat e qytetit tim".

Një monument i duhur letrar për qytetin bazik të qytetërimit shqiptar, qytet i cili duke qenë i ndërgjegjshëm për vlerën dhe historinë e tij të pashoqe, ka zgjedhur heshtjen krenare si shoqëruese e pandarë e lavdisë së vet tremijëvjeçare.

Kam nderin që në librin "Vlerë e jetuar" të përfshihet edhe emri im në rradhën e shumë figurave me kontribute qytetare dhe kombëtare, për të cilën e falenderoj përzemërsisht studjuesin dhe qytetarin autokton durrsak Bashkim S.Kadiu. Ja çfarë shkruan autori ndër të tjera për profilin tim:

“Një jetë me ndikim të jashtëzakonshëm, ku përqendrohet një ndershmëri e kulturë qyetare, një jetë e veprimtari krijuese, ku në arenën botërore me zërin e tij ndër vite ka përcjellë falë detyrës si një diplomat i karrierës zhvillimet shqiptare. Ai është dhe mbetet një institucion më vete. Me punën e tij voluminoze Shaban Murati ngriti lart e më lart identitetin dhe krenarinë kombëtare. Model i figurës së diplomacisë shqiptare. Një mjeshtër në artin diplomatik. Përvoja e punës së tij na sjell risi të reja diplomatike, ndaj dhe duhet studjuar për autoritetin, që ai demostron në diplomacinë shqiptare. Një nga figurat më të spikatura historike në fushën diplomatike. Nder i qytetit të tij të lindjes dhe në shkallë kombëtare”.

Ky nderim në enciklopedinë e qyteti tim i lindjes më bën krenar dhe është rasti për të kujtuar se në vitin 2012 kam botuar librin "Hije në diplomacinë shqiptare", të cilin ia kam kushtuar Durrësit me këtë dedikim:

"Ia kushtoj Durrësit, qytetit tim të lindjes, qytetit më të vjetër të Shqipërisë, simbiozë e autoktonisë ilire me qytetërimet kryesore antike europiane. Për Shqipërinë Europa nis nga Durrësi." 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompozitori i njohur, Agim Krajka është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare të hënën e 1 marsit.

Filmat "Nomadland" dhe "Borat", kanë qenë fituesit më të mëdhenj të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Golden Globes".

Genti Gjonaj, djali i skenaristit dhe regjisorit Kujtim Gjonaj ka publikuar një mesazh të ndjerë për babain e tij, i cili u nda sot nga j

Është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj.

Me 4 gusht 1606, një armatë me 26 galera spanjolle u nis nga Brindisi e komanduar nga markezi i Santa Kruzit, Alvaro de Bazan dhe në orën

Këtë të enjte është shuar në moshën 79-vjeçare poeti vlonjat Lefter Çipa.

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare, aktori i njohur, Andon Qesari. Këtë lajm e ka bërë të ditur djali i tij, Edon Qesari, përmes një po