Ndërron jetë aktorja e mirënjohur Eva Pëllumbi. Lajm i hidhur u bë me dije pasditen e sotme, kur aktorja mbylli sytë për herë të fundit.

Eva Pëllumbi njihet për disa role në filmat shqiptarë, ndër të tjera edhe në “Vajzat me kordele të kuqe” e “Kapedani”.

Aktorja Eva Pëllumbi ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave, ku ka luajtur role të cilat kanë mbetur në memorien e të gjithëve, sidomos të fëmijëve të viteve 80′-të. Pëllumbi ka luajtur edhe rolin e Çufos nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe personazhin e Pinokut nga vepra e Carlo Collodit.

Në një intervistë së fundmi, Eva Pëllumbi shprehu edhe zhgënjimin se si ajo dhe plejada e saj ishin lënë në harresë nga institucionet, pavarësisht kontributit të madh që kishin dhënë ndër vite. Aktorja madje denoncoi edhe faktin se nga aktiviteti i saj artistik ndër vite kishin arritur sa t’i hiqnin edhe emrin e autorësinë.