Orkestra e harqeve të Durrësit nderohet me çmimin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"

29/10/2018 - 15:58

Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është nderuar këto ditë me çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, duke u vlerësuar si formacioni më i mirë instrumental në Festivalin e organizuar në qytetin e Elbasanit.

Dirigjenti i orkestrës së Durrësit, Petrika Afezolli tha se formacioni me 18 instrumentistë i drejtuar prej tij interpretoi në skenën e teatrit “Skampa” të Elbasanit “Serenatën” e P. I. Çajkovskit me të katër kohët e saj.

"Kjo vepër e plotë luhet për herë të parë që nga viti 1989 në vendin tonë" - shtoi dirigjenti Afezolli, i cili vlerëson motivacionin “Për nivel të lartë artistik”, që juria e Elbasanit i akordoi bashkë me cmimin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” orkestrës “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Në edicionin e tretë të Festivalit të Orkestrave të harqeve që u organizua në Elbasan nga 22-25 tetor morën pjesë 5 formacione të plota si dhe grupe të ndryshme, interpretë të muzikës së dhomës nga i gjithë vendi. /G.Kabashi

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në ditën kur teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit feston 66-vjetorin e themelimit të tij, një nga regjisoret më të talentuara të tij, Dr

Me 12 nominime, filmi ”The Favourite” është si për ironi, favoriti në garën e sivjetshme të çmimeve “Bafta”.

Bashkia Durrës organizoi një koncert në datat 28 dhe 29 dhjetor me grupe muzikore që performuan në sheshin “Liria”.

Mbrëmjen e djeshme është organizuar në pallatin e kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës koncerti artistik "Bujaria durrsake" me rastin e

Me rastin e Vitit të Ri, një koncert festiv do të mbahet në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Të falem i bukuri Durrës” kjo këngë që ngre peshë jo vetëm zemrat e durrsakëve e kënduar nga Qemal Kërtusha ka mbetur kënga emb

Mësues, nxënës dhe intelektualë durrsakë u takuan të martën në mbrëmje në

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko, është njohur tashmë në qytetin e Durresit dhe më gjerë për pikturat e bukura plot kolorit e dinamizëm që s