Përfundojnë abetaren, shikoni si festojnë vogëlushët e Durrësit (VIDEO)

30/04/2017 - 18:59

Përfundimi i abetares, mësimi i shkronjave të gjuhës shqipe, përjetohet me një gëzim të  madh nga fëmijët e klasave të para dhe prindërit e tyre. Është traditë e hershme që përfundimi i abetares të festohet me një aktivitet ku në qendër të tij janë vetë vogëlushët  7- vjeçarë.

Pothuajse në çdo shkollë 9-vjeçare, prindër, mësues dhe nxënës festojnë mësimin e plotë të abetares nga vogëlushët. Kjo festë është një ditë tradicionale e arsimit shqiptar, që shënohet prej shumë vitesh sapo programet mësimore përfundojnë me të gjitha shkronjat e alfabetit.

Edhe në shkollën 9-vjeçare “Eneida”  nxënësit e klasave të para mbyllën librin më të dashur të shkronjave shqipe, abetaren. Për këtë është organizuar një festë në sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijeve të qytetit të Durrësit, që pati mjaft entuziazëm fëmijëror.  Në këtë ditë të shënuar fëmijët e vegjël ndihen krenarë për mësimin e shkronjave, pasi kanë përmbushur misionin e tyre kryesor të klasës së parë.  Ata kanë  festuar me këngë, valle, recitime.

Ndiqni vogëlushët në videon e mëposhtme: 

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë këtë mbrëmje një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë të të gjitha kohërave.

“Dritë për nesër” quhet koncerti homazh i organizuar nga Bashkia Tiranë në sheshin përpara Universitetit të Arteve në nder të viktimave t

Dy instrumentistë shqiptarë mbrëmjen e kaluar ishin protagonistë të një koncerti të organizuar në Sanntiago de Compostela (Spanjë).

Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe f

Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha feston sot 89-vjetorin e lindjes së tij.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, kompozitorin dhe muzikantin e shqua

· Librat e saj, që janë botuar në Itali nga shtëpia prestigjioze “Bonfirraro Editore”, janë bërë pjesë e kurrikulës universitare ital

Çmimi "Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri" këtë vit i është akorduar artistit nga Durrësi Helidon Xhixha.

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për t'u përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie.

Grupi i valleve në Qendrën Kulturore Durrës ka triumfuar në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit "Ylberi i Prishtinës".