Panairi i Librit do të zhvillohet online, shkak Covid-19

15/10/2020 - 17:12

Pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë se për shkak të pandemisë, Panairi i Librit për këtë vit nuk do të zhvillohet, ka reaguar edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Në një postim në Facebook, shoqata njofton se Panairi i Librit do të zhvillohet online, për shkak të pandemisë.

Postimi:

Njoftim për organizimin online të Panairit të 23 të Librit – Tirana 2020

Sot u zhvillua mbledhja e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, me temë: Organizimi online i Panairit të 23 të Librit të Tiranës, në kushtet e pandemisë Covid-19.

Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një Panairi Libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues  dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online.

Qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha feston sot 89-vjetorin e lindjes së tij.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, kompozitorin dhe muzikantin e shqua

· Librat e saj, që janë botuar në Itali nga shtëpia prestigjioze “Bonfirraro Editore”, janë bërë pjesë e kurrikulës universitare ital

Çmimi "Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri" këtë vit i është akorduar artistit nga Durrësi Helidon Xhixha.

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për t'u përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie.

Grupi i valleve në Qendrën Kulturore Durrës ka triumfuar në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit "Ylberi i Prishtinës".

Quhet “Dritë ne rilindjen e Venecias”, ekspozita personale me 7 vepra e skulptorit Helidon Xhixhës, i lindur në Durrës në një familje art

  • Në shtatë qytete dhe komuna të rajonit Nojenkirhen (Neunkirchen) jetojnë 131 000 njerëz, 64 500 burra dhe 66 500 gra.

Studiuesja dhe shkrimtarja austriake Ruth Klueger, e njohur më shumë për një liber feminist në kohën e saj në kampet naziste, vdiq në Kal