Panairi Ndërkombëtar i Librit në Durrës, Dako: Ndër aktivitetet më të mira kulturore të qytetit (VIDEO)

10/08/2018 - 10:37

Është çelur në Durrës edicioni i tretë i panairit ndërkombëtar të librit shqip “Durrës Script”. Në çeljen e këtij panairi ka marrë pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili deklaroi se ky aktivitet është tashmë një traditë e qytetit të Durrësit dhe ndër aktivitetet më të mira kulturore që zhvillohen.

Ky aktivitet që zhvillohet në shëtitoren Taulantia organizohet nga shoqata kulturore “Durana” dhe Bashkia e Durrësit dhe do të zgjasë deri në 12 gusht. Në stendat e këtij panairi përfaqësohen më shume se 65 shtëpi botuese, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Anglia dhe risi për këtë vit është ardhja e përfaqësuesve të shtëpive botuese nga SHBA.

Pra, në këtë panair marrin pjesë përfaqësues nga te gjitha trevat e vendet ku jetojnë shqiptare, ku kultivohet, shkruhet e botohet fjala shqipe, shtëpi botuese qofshin, shoqata a botime individuale,vijnë në këtë panair të përbashkët.

Rreth 60 mijë tituj librash janë të pranishëm nëpër stenda, nga të cilat 550 janë tituj të rinj, të prodhuar enkas për këtë panair. Drejtuesi i Shoqatës Durana njëkohësisht organizator i këtij panairi, poeti Aqif  Hysa në lidhje me këtë panair shprehet se synimi i panairit është krijimi i një klime miqësore, nën një strehë të përbashkët, mes tre brinjëve të trekëndëshit Autor- Botues- Lexues.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi sot feston 91-vjetorin e lindjes.

Edicioni i 14-të të Festivalit ndërkombëtar të muzikës së dhomës që po zhvillohet në Durrës ka vijuar mbrëmjen e kaluar me koncertin e Du

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i ka dërguar një mesazh ish-drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila u largua

Ia vlen të zbuloni sharmet e Shqipërisë, shkruan Camille Lemarchand e Boursorama, kompani e famshme bankare franceze, aktivitetet e së ci

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Durrës 2019” ka prezantuar në mbrëmjen e tretë të tij Trion “Ad Libitum” nga Maqedonia e Veri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me shkollën "Protagonistët", kanë bërë të mundur organizimin e një kampi shahu,

Në galerinë e arteve pamore "Nikolet Vasia" të qytetit të Durrësit është prezantuar ekspozita e skulptorit, piktorit dhe restauratorit, N

“Muzika dhe Vena” është tema e edicionit të 9-të të Bienales “Netët e muzikës klasike”, që do të zhvillohet në Durrës nga 1-9 gusht.