Shuhet në moshën 80-vjeçare aktori i njohur i skenës shqiptare Mërkur Bozgo.

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh. Bozgo numëron një numër të madh rolesh në kinematografi dhe teatër.

Mërkur Bozgo ka lindur në 24 mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7 vjet punon në televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut

Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut

Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali

Tela për violinë (1987), Andoni

Stolat në park (1988), Drejtori

Bolero (1997), Klienti i Evelines

Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha

Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua

Bela TV Serial (2011) Babai