Pas-tërmeti, mision italian për të vlerësuar dëmet në trashëgiminë kulturore

14/01/2020 - 19:10

Një mision i ekspertëve italianë do të vijë në Shqipëri për të vlerësuar dëmtimin e trashëgimisë kulturore nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, njoftoi, më 14 janar 2020, nënsekretarja italiane e Shtetit për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin, Ana Laura Orriko (Anna Laura Orrico) në fjalimin e saj në një konferencë rajonale të organizuar nga autoritetet shqiptare në Tiranë. Konferenca “Tourism for Solidarity and Sustainability”, synon të promovojë turizmin, veçanërisht në Durrës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Ndërhyrja e Task Forcës italiane u urdhërua nga Ministri i Trashëgimisë Kulturore Dario Françeskini (Franceschini), citon Orriko-n agjencia italiane e lajmeve ANSA. Misioni, i cili do të fillojë të dielën dhe do të zgjasë një javë, ka në përbërje tre zyrtarë të ministrisë (një arkitekt, një restaurues dhe një fotograf) dhe dy ushtarë nga Komanda e Karabinierëve e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore.

"Një staf që ka fituar përvojë të konsiderueshme në sigurimin e trashëgimisë kulturore në Italinë qendrore, aftësi që tani do të vihen në shërbim të Shqipërisë", tha Orrico-ja, duke sqaruar se "vëmendje e veçantë do t'u kushtohet vendeve më të prekura në rreze prej 50 km nga epiqendra e tërmetit. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, Taskforca do të përgatisë në veçanti një relacion mbi shtirjen e dëmeve në trashëgiminë kulturore. Do të përcaktojë specifikime mbi masat e sigurisë për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Do të japë udhëzimet e para teknike për përgatitjen e qendrave të para të depozitimit, në të cilat do të vendosen përkohësisht objektet e Trashëgimisë Kulturore të dëmtuara".

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot Akademia e Shkencave ka mbledhur tryezën “Kadare dhe letrat shqipe” ku është ka ripropozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nob

Ylli i Pop-it Billie Eilish triumfoi në Grammy's 2020, duke fituar pesë çmime, duke përfshirë artistin më të mirë dhe këngën e vitit.

Një ditë më parë në qytetin e Durrësit është organizuar kampionati i 10-të i ping-pongut për shkollat 9-vjeçare të rrethit.

Eglantina Kume është aktorja durrsake, e cila ka mbetur si një “meteor” i kinematografisë shqiptare.

Regjisori Pëllumb Kulla rrëfen në emisionin “Kjo Javë”, në News24, takimin me ish-diktatorin Enver Hoxha, teksa familja e tij ishte e per

Teatri Kombëtar ka kujtuar sot 73-vjetorin e aktorit të madh Roland Trebicka, shtatë vite pas ndarjes nga jeta më 6 mars 2013, pas një së

Piktori Arben Kristani ka hapur këto ditë në Durrës ekspozitën e tij të tretë brenda pak vitesh në qytetin bregdetar.

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit të famshëm Xhevdet Ferri, ka reaguar edhe teatri i Durrësit "Aleksandër Moisiu".

Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur shqiptar, Fehmi Hoshafi.