Pelegrinazhi drejt Kompostelës në koncertin e Bienales së Florian Vlashit

06/08/2019 - 15:08

Violinisti Florian Vlashi ishte protagonist i vetëm në mbrëmjen e kaluar të Bienales 2019, që po vijon në qytetin e Durrësit. Koncerti i titulluar “Kryqëzime udhësh” ishte porositur nga Festivali RESIS në Spanjë, lidhur me pelegrinazhin nga Shqipëria drejt qytetit Santiago de Compostela. Auditorit muzikor iu bashkua dje edhe Ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Vicente Canelles Montero.

Themeluesi i Bienales dhe njëkohësisht drejtor artistik i saj, Florian Vlashi e hapi koncertin me kompozimin e Vaso S. Toles “Alla shqiptarçe”, ndërsa më pas edhe një tjetër autore shqiptare nga Kosova.

Donika Rudi solli përmes Florian Vlashit pjesën “Kabatronik” për violinë dhe bandë magnetike.

“Nata e muzikës moderne” vijoi me premierën botërore të veprës së Ramon Otero të titulluar “Përpara se të përshkoja udhën time, unë isha udha ime”, vepër dedikuar violinistit shqiptar.

Florian Vlashi, interpretimi i të cilit u dëgjua në heshtje të plotë luajti në fund të koncertit veprën “Signs, games and messages” nga Gyorgu Kurtag, vepër që entuziasmoi dëgjuesit. Bashkë me pianisten 18-vjeçare Laura Sula, violinisti durrsak interpretoi për kënaqësinë e dëgjuesve “Vallen spanjolle” nr 5 nga Enrique Granados.

Dr. Kristaq Jorgo u foli dëgjuesve në sallë mbi idenë e pelegrinit, dhe duke e krahasuar me veprimtarinë muzikore shtoi “njëlloj si sonte, kur si shtegtarë na prin mendimi dhe muzika e Florian Vlashit”. Duke iu referuar temës së Bienales “Muzika dhe vena, një harmoni e përkryer” dr. Jorgo tha se “njëlloj si vera që shkon ndër vena drejt në zemër, edhe pelegrini kryen një udhëtim të brendshëm në shpirtin e tij”.

Bienalja 2019 do të vijojë sot me Natën e Muzikës Hispane, gjatë së cilës do të interpretojë “Sax – Ensemble” nga Madridi, dhe do të përfundojë nesër në Amfiteatër me “Natën e yjezuar”, që ka si protagonist Orkestrën Rinore të Durrësit dhe violinistin drejtues Daniel Vlashi.

G.K.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Amfiteatrin e Durrësit është zhvilluar koncerti Albania Guitar Festival, duke sjellë një mbrëmje të mrekullueshme për të pranishmit. 

Skulptori i njohur durrsak Qazim Kërtusha vjen me një vepër të re: portret tribut, në 10-vjetorin e vdekjes, kushtuar idhullit dhe drejto

Në një nga mjediset e muzeut arkeologjik u çel ekspozita kushtuar figurës dhe ndihmesës së Agim Kavajës në trashëgiminë arkeologjike të D

Më 15 dhe 16 gusht 2019 do të jenë dy mbremje speciale të Festivalit të Kitarës (Albania Guitar Festival), ku të ftuar do të jenë virtuoz

Është çelur në Durrës Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip “DurrësScript”, i cili zhvillohet për të katërtin vit radhazi në shëtitoren bre

Në ambientet e Amfiteatrit Antik, mbrëmjen e 7 gushtit ka ulur siparin festivali i netëve klasike në Durrës.