Përmbyllet Festivali Rinor "Epidamnus" në Durrës, ja shkollat triumfuese (VIDEO)

31/05/2021 - 22:01

Zyra Vendore Arsimore Durrës ka organizuar këtë të hënë ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të XII, të Festivalit Rinor "Epidamnus".

Aktiviteti final është përmbyllur në ambientet e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu", ku merrnin pjesë përafërsisht 350 nxënës të 12 shkollave të mesme publike dhe private të qytetit bregdetar.

Edhe pse në periudhë pandemie, thirrjes së organizatorëve iu përgjigjën nxënës të shumtë që konkuronin në zhanre të ndryshme. Për drejtoreshën e ZVA Durrës, Jonida Matohiti, organizimi i një aktiviteti të tillë ishte i nevojshëm në këto momente për të gjallëruar jetën artistike-kulturore.

"Mendoj që ishte në një moment shumë domethënës për të gjallëruar jetën artistike-kulturore të të rinjve të qytetit tonë që është kaq e nevojshme në këtë moment.", shprehet ajo.

SHKOLLAT FITUESE

Kërcim aerobik

Vendi i parë: Shkolla “Gjergj Kastrioti”

Vendi i dytë: Shkolla “Leonik Tomeo”

Vendi i dytë: Shkolla “Mihal Ekonomi”

Vendi i tretë: Shkolla “Naim Frashëri”

Vendi i tretë: Shkolla “Ibrahim Kodra”

Kërcim modern

Vendi i parë: Shkolla “Gjergj Kastrioti”

Vendi i dytë: Shkolla “Leonik Tomeo”

Vendi i dytë: Shkolla “Ibrahim Kodra”

Vendi i tretë: Shkolla “Olsi Lasko”

Vendi i tretë: Shkolla “Ibrahim Kodra”

Këngë

Vendi i parë: Shkolla “Leonik Tomeo”

Vendi i dytë: Shkolla “Ibrahim Kodra”

Vendi i dytë: Shkolla “Gjergj Kastrioti”

Vendi i tretë: Shkolla “Mihal Ekonomi”

Reportazh: Shkolla “Turgut Ozal”

Krijim: Shkolla “Migjeni”

Çmimi traditë: Shkolla “Migjeni”

Kupa e festivalit: Shkolla “Gjergj Kastrioti”

Maskota më e bukur: Shkolla “Leonik Tomeo”

Kënga franceze: Shkolla “Leonik Tomeo”

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nxënësit e shkollës artistike "Jan Kukuzeli" në Durrës kanë zhvilluar një koncert mbrëmjen e kaluar në ambientet e Muzeut Arkeologjik.

Ajo kërkon të mirëkuptohet nga bashkëshorti, të gjejë tek njeriu që ka zgjedhur të ketë përkrah një shok dhe një mbështetës.

Aventurat dashurore të beqarit francez, Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe, në komedinë e sukseshme dhe mjaft të dashur për artdashës

Emmi Rushiti është njëra nga fitueset e çmimit të parë të edicionit të VI-të të Festivalit të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare

Në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës u promovua libri  “Zhvillime urbane: tradita dhe risi Rasti i Kamzë

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Pirro Mani.

Për të 19-n vit është mbajtur eventi "Miss dhe Mister Durrësi 2021", ku janë përzgjedhur mbretëresha dhe mbreti i bukurisë durrsake.

Ditën e sotme, në sheshin "Italia", para Stadiumit Kombëtar u inaugurua skulptura e artistit të njohur ndërkombëtar Helidon Xhixha.