Piktori Arben Kristani hap ekspozitën e tretë në Durrës (VIDEO)

18/01/2020 - 14:51

Piktori Arben Kristani ka hapur këto ditë në Durrës ekspozitën e tij të tretë brenda pak vitesh në qytetin bregdetar. Në ekspozitë janë 80 tablo të punuar në teknika të ndryshme, ku ato me akuarele dallohen për thjeshtësinë e shprehjes, ndërsa në ato të punuara në vaj dhe në akrilik ndjehet shqetësimi i artistit për temat e mëdha.

Në veprat e Arben Kristanit paraqiten peizazhe të natyrës në diversitetin gjeografik dhe stinor, portrete, kompozime dhe natyra të qeta, si dhe një seri punimesh në allçi dhe gdhendje në dru.

“Kjo ekspozitë është një kërkim në teknika të ndryshme. Unë jam një udhëtar në rrugëtimin tim artistik në kërkim të parajsës artistike"– tha piktori Arben Kristani në çeljen e ekspozitës.

Njerëz të njohur të artit në Durrës, ndër të cilët skulptori Idriz Balani, në fjalën e mbajtur në çeljen e ekspozitës nënvizuan talentin e piktorit vlonjat, veprat e të cilit janë pritur gjithnjë shumë mirë në Durrës.

Kjo është ekspozita e 10-të personale e artistit 50-vjeçar, i cili ka ekspozuar gjithashtu përkrah kolegëve vendas dhe të huaj në Indonezi, Itali, Sllovaki, Hong Kong dhe Vietnam.

Ekspozita e hapur në galerinë e artit pamore “Nikolet Vasia” ka tërhequr interesimin e artdashësve dhe kolegëve të piktorit Kristani. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit janar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të diel më 23 shkurt, ora 18:00, te pallati i sportit “Ramazan Njala” do të mbahet eventi i “Miss & Mister Durrësi 2020”, një sp

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër, regjisori shqiptar Pluton Vasi, ka fituar çmimin si “Regjisori më i mirë”.

Shumë simbole në gjithë botën flasin për dashurinë, por në Jug të Shqipërisë një qytet antik është “Qytet i Dashurisë”.

Aktori Xhevdet Ferri dhe regjisori Artan Minarolli janë përkujtuar në një mbrëmje homazh në Durrës në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku u s

Gazetari i njohur nga Durrësi, Thanas Mustaqi, “shigjetoi”, pasditen e sotme Ministrinë e Kulturës për harresën (me apo pa dashje) për ve

Gazetari i njohur Thanas Mustaqi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për atë që ai e konsideron si shpërfillje të Durrësit nga

Europe House në bashkëpunim me Bashkinë Durres- këndin e BE-së, organizon shfaqjen e filmit "DELEGACIONI" në pallatin e kulturës “Aleksan

Dy artiste të reja, nxënëse në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit u prezantuan këto ditë para artdashësve në një koncert të pë