Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Piktori Arben Kristani sjell 80 tablo dhe bocete në galerinë “Nikolet Vasia”

02/04/2021 - 11:47

Artisti Arben Kristani ka çelur mbrëmjen e kaluar ekspozitën e tij personale në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” të Durrësit.

Tablotë në teknikën e vajit janë ekspozuar në një nga sallat e galerisë, ndërsa në tjetrën kanë zënë vend punimet në akuarel, si dhe një grup bocetesh me portrete në allçi.

80 punimet kanë kanë ngjallur interesimin e artdashësve durrsakë të cilët vlerësojnë gamën e ngjyrave dhe tonalitetet emocionale të piktorit 51-vjeçar.

Tablotë rrokin emocione të zonave kodrinore, me fshatrat dhe manastiret e fshehur mes gjelbërimit, ndërsa nuk mungon peisazhi detar dhe anijet, jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga impresionet e hedhura në telajo gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Pjesa më e madhe e tablove dhe boceteve janë punuar gjatë viteve të fundit, duke dëshmuar pjekurinë artistike të piktorit, i cili ka hapur disa ekspozita në qytete të ndryshme të vendit.

Autori me origjinë nga Gjirokastra është formuar si piktor në qytetin e Korçës dhe që nga viti 2007 jeton dhe punon në Durrës.

Ekspozita e tij do të qëndrojë e hapur në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” për tre javë radhazi.

G.K.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën ka nisur sot muaji i shenjtë i Ramazanit, me rrënjë të lashta dhe rituale shumë të veça

Këtë të martë janë ndarë çmimet për emrat fitues të kategorisë së pikturës, pjesëmarrës në Festivalin Rinor "Epidamnus" në Durrës.

Ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit u bë inagurimi i MuZEH Lab, muzeut më të ri në qytet.

2 prilli njihet si "Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin" dhe sot më shumë se kurrë, e gjithë shoqëria duhet të kthejë sytë dhe v

Migena Xhaferraj është vetëm një nga artistet e reja premtuese, që mori pjesë në edicionin e 12-të të Maratonës Rinore në Durrës.