Nga data 1 deri 6 maj 2021, në galerinë “Nikolet Vasia”, qëndroi e hapur ekspozita “My univers” e piktorit durrsak të artit modern, Michael Catius, me profesion inxhinier mekanik.

Inxhinieri Michael Catius ka lindur në Durrës. Në vitin 1980 u diplomua për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka shumë vite që jeton midis Durrësit dhe Athinës.

Prej mëse 40 vitesh ushtron pikturën moderne, kryesisht universin. Ai e filloi pikturën me rrymën futuriste dhe pastaj l3vroi abstraksionizmin universal.

Në punimet e tij paraqitetet bota e universit me të gjitha labirinthet e saj, galaktikat, supernovat, vrimat e zeza, etj. ku gjen dhe elementë të teorisë së relativitetit.

Ing. Michael Catius ka hapur rreth 10 ekspozita brenda dhe jashte vendit.