Piktori nga Shijaku Ermir Llaftiu, çel ekspozitën e parë personale te galeria “Nikolet Vasia” (VIDEO)

21/09/2020 - 14:13

Me 78 vepra, kryesisht peizazhe të natyrës shqiptare, piktori 44-vjeçar nga Shijaku Ermir Llaftiu, ka çelur ekspozitën e parë personale "Shtegtimi i gjethes" në galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës.

Ngjyrat e vendlindjes e kanë frymëzuar të realizojë me mjeshtëri punimet e tij, të cilat i shfaq për artdashësit durrsakë.

“Rrethinat e Shijakut kanë natyrë peizazhi me kodra të buta, me ngjyrat e verdha dhe të bardha që zakonisht godasin në mëngjes dhe është e veçantë nga të tjerat.

Kam dalë dhe në Durrës, Vollga, Porto Romano, ka dhe punime deti. Atë që njohim më shumë, mundohemi ta tregojmë edhe më tepër”, tregon për “DurrësLajm” Llaftiu.

Artisti shijakas ka mbaruar Akademinë e Arteve në arte konceptuale, por ndodhitë e fundit në vendin tonë, si: tërmeti, mbyllja gjatë karantinës etj, e shtynë drejt kalimit të një zhaneri tjetër,  në përdorimin e sa më shumë ngjyrave në veprat e tij.

“Ndoshta edhe për shkak të mbylljes e karantinës, tërmetit, na bëri që t’i kthehemi ngjyrave, ndoshta sepse kishim nevojë për ngjyra, të cilat të gëzojnë”.

Llaftiu tregon se ka një mënyrë të pikturuari tradicionale, të shoqëruar edhe me elemente realiste, apo shpeshherë duke shfaqur edhe impresionin brenda veprave të tij.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë këtë mbrëmje një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë të të gjitha kohërave.

“Dritë për nesër” quhet koncerti homazh i organizuar nga Bashkia Tiranë në sheshin përpara Universitetit të Arteve në nder të viktimave t

Dy instrumentistë shqiptarë mbrëmjen e kaluar ishin protagonistë të një koncerti të organizuar në Sanntiago de Compostela (Spanjë).

Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe f

Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha feston sot 89-vjetorin e lindjes së tij.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, kompozitorin dhe muzikantin e shqua

· Librat e saj, që janë botuar në Itali nga shtëpia prestigjioze “Bonfirraro Editore”, janë bërë pjesë e kurrikulës universitare ital

Çmimi "Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri" këtë vit i është akorduar artistit nga Durrësi Helidon Xhixha.

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për t'u përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie.

Grupi i valleve në Qendrën Kulturore Durrës ka triumfuar në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit "Ylberi i Prishtinës".