Piktorja Shpresa Milaqi Bajko çel ekspozitën e pestë personale “Ngjyra në dimër” (VIDEO)

18/12/2018 - 15:31

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko, është njohur tashmë në qytetin e Durresit dhe më gjerë për pikturat e bukura plot kolorit e dinamizëm që sjellin një qytet bregdetar nën këndvështrim artistik të veçantë, me peizazhet e bukura të bregdetit por edhe të jetës qytetare duke lëvruar tema sociale të guximshme, të cilat janë vlerësuar nga kolegët e artistes së ngjyrave si dhe vizitorët e ekspozitave të saj të shumta.

Milaqi, në harkun kohor të pak viteve, ka realizuar ekspozitën e saj të 5-të personale të titullluar “Ngjyra në dimër”, pa përmendur disa ekspozita kolektive ku ka marrë pjesë. Këtë fundvit ajo ka sjellë në këtë ekspozitë rreth 76 piktura mes të cilave 33 në vaj si dhe 43 në akuarel. 

Sipas piktores Milaqi, në ekspozitën e fundit risitë e saj janë piturat në akuarel, pasi kohët e fundit ky lloj arti në pikturë nuk po trajtohet edhe aq shumë. Sidoqoftë “Ngjyra në dimër” ka sjellë shumë larmi dhe ngrohtësi ngjyrash të ëmbla mesdhetare durrsake, në këto ditë të ftohta të fundvitit.

Piktorja flet për punimet e saj duke konfirmuar se pjesa më e madhe e punimeve janë peizazhe durrsake, natyra të qeta si dhe me fragmnente të jetës sociale të këtij qyteti.

Piktorja Shpresa Milaqi po përgatitet që të marrë pjesë në një festival akuareli në Itali. Ajo ka fituar edhe çmime ndërkombëtare në akuarel.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në ditën kur teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit feston 66-vjetorin e themelimit të tij, një nga regjisoret më të talentuara të tij, Dr

Me 12 nominime, filmi ”The Favourite” është si për ironi, favoriti në garën e sivjetshme të çmimeve “Bafta”.

Bashkia Durrës organizoi një koncert në datat 28 dhe 29 dhjetor me grupe muzikore që performuan në sheshin “Liria”.

Mbrëmjen e djeshme është organizuar në pallatin e kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës koncerti artistik "Bujaria durrsake" me rastin e

Me rastin e Vitit të Ri, një koncert festiv do të mbahet në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Të falem i bukuri Durrës” kjo këngë që ngre peshë jo vetëm zemrat e durrsakëve e kënduar nga Qemal Kërtusha ka mbetur kënga emb

Mësues, nxënës dhe intelektualë durrsakë u takuan të martën në mbrëmje në

Për të dytin vit radhazi në ambientet e pallatit të brigadave, është zhvilluar aktiviteti “Oda 2018” që bëri bashkë disa nga artistët shq