Poetja nga Shijaku vjen me një vëllim të ri poetik (VIDEO)

27/04/2017 - 20:56

Poetja Mimoza Leskaj, kohët e fundit, sapo ka nxjerrë nga botimi librin me poezi “Njëmijë e një trokitje zemre”, i cili është edhe vëllimi i saj i pestë.

Krijimtaria e saj letrare ka ardhur në rritje, që nga poezia e parë, e shkruar në moshën 10-vjeçare, vëllimi i saj i parë, “Flas me heshtje”, i pasuar nga 3 libra të tjerë me poezi dhe një vëllim me tregime,  në të cilat përvijohet një talent që nëpër dallgët e jetës arriti ta ruajë freskinë e mendimit dhe shijen përzgjedhëse të artit të shprehjes poetike.  

Këta libra kanë brenda tyre intensitetin e një rinie te kaluar nën persekutimin e shtetit komunist, si familje e deklasuar, ku ëndrrat e moshës ishin të detyruara të shuheshin nën presionin e mokrave te luftës së klasave. Megjithatë, poezitë e Mimozës kanë arritur që të ruajnë ngrohtësinë e komunikimit me njerëzit e saj të dashur dhe lexuesit, të cilët kanë shprehur konsiderata për prurjet e saja letrare.  

Mimoza Leskaj shquhet për vargun e saj të veçantë, siç ka pasur të veçantë edhe jetën e saj. Në librin e parë ajo ka përdorur vargun klasik me strofa të rimuara, ndërsa në botimet e tjera ka përdorur teknikën e vargut modern te lirë.

Mimoza Leskaj ka lindur në Shijak. Rrjedh nga një familje e persekutuar, me origjinë nga Tatzati. Ka mbaruar studimet e larta për biznes. Sot jeton me familjen e saj në Peskara te Italisë. 

Ndiqni intervistën e saj dhënë për gazetaren e DurrësLajm:

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, kompozitorin dhe muzikantin e shqua

· Librat e saj, që janë botuar në Itali nga shtëpia prestigjioze “Bonfirraro Editore”, janë bërë pjesë e kurrikulës universitare ital

Çmimi "Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri" këtë vit i është akorduar artistit nga Durrësi Helidon Xhixha.

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për t'u përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie.

Grupi i valleve në Qendrën Kulturore Durrës ka triumfuar në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit "Ylberi i Prishtinës".

Pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë se për shkak të pandemisë, Panairi i Librit për këtë vit nuk do të zhvillohet, ka reaguar edhe

Quhet “Dritë ne rilindjen e Venecias”, ekspozita personale me 7 vepra e skulptorit Helidon Xhixhës, i lindur në Durrës në një familje art

  • Në shtatë qytete dhe komuna të rajonit Nojenkirhen (Neunkirchen) jetojnë 131 000 njerëz, 64 500 burra dhe 66 500 gra.

Studiuesja dhe shkrimtarja austriake Ruth Klueger, e njohur më shumë për një liber feminist në kohën e saj në kampet naziste, vdiq në Kal