Mustafa Nano është bërë shpesh pjesë e mediave për deklaratat e tij kritike apo ironizuese ndaj personazheve të njohur, apo rreth temave të cilat janë gati-gati tabu dhe të cilat ngjallin edhe provokime të shumta në publik.

Përveç emisionit të tij, ai u ”rikthye” me deklaratën e radhës në shfaqjen e tij “One Man Show”, dedikuar tërësisht marrëdhënieve seksuale. Gazetari u shpreh se është “gay”. “Unë jam gay. Për herë të parë e provova me Mariglenin në Skrapar”, ka thënë ai.

Por, mesa duket, gazetari e ka thënë këtë gjë vetëm për të bërë show. Gjithashtu, gjatë monologut të tij të gjatë në skenë, ai foli edhe për aftësitë e burrave në shtrat.

Nano tha: “Ngordhalaq në shtrat. Gratë, mund të kenë 4-5- 6 orgazma, brenda së njëjtës dalldi. Ne burrat nuk jemi ato bishat seksuale që dukemi”.

Natyrisht që në këtë show ai kishte spektatorët VIP në sallë, artistë e politikanë që e ndoqën me kureshtje në këtë monolog të gjatë, mes të cilëve edhe ata profesionistë të teatrit si; Robert Ndrenika, Kiço Londo, Gaz Paja, Salsano Rrapi, Nora Malaj, Lajla Përnaska etj.