Një durrsake e vjetër Vangjelie Verori Mehmetaj, emigrante prej shumë vjetwsh në Itali, është kthyer për të promovuar në vendlindje librat e saj të shkruar në emigracion. Janë 4 vepra, ku më kryesori është libri "Zemrën lashë peng".

Në takimin e organizuar për këtë promovim kanë marrë pjesë shumë shkrimtarë, artistë dhe intelektualë të Durrësit, të cilët kanë shprehur interes për rrugëtimin letrar të Vangjelisë.

Shkrimtari Shpendi Topollaj ka folur gjatë mbi jetën dhe talentin e saj si dhe pasionet që e kanë shoqëruar në jetë për poezinë, artin muzikën. Ai është ndalur konkretisht në pjesët me të arrira që ka sjellë për lexuesin autorja.  

Poeti durrsak Agim Bajrami vlerëson talentin që spikat në veprën letrare të Vangjelisë dhe nënvizon sidomos aftësinë e autores për të pasqyruar vlerat e emigrantëve shqiptarë në botën perëndimore.

Autorja ka lindur ne qytetin e Durresit ne vitin 1958. Ajo tashmë ka në proces disa libra të tjerë në Itali, si librin poetik “Përsëri me ju”, si dhe një libër ne prozë që flet për përshtypjet e saj në vendbanimin e ri në Itali.

K.H.