Premiera e "Humor i pastër me shumicë" në teatrin e Durrësit, sukses i padiskutueshëm (VIDEO)

Postuar: 04/03/2018 - 16:48

Premiera që ngriti siparin këtë fundjavë në teatrin “Aleksandër Mosiu” të Durrësit është ndjekur nga një publik i ngrohtë i cili kishte tejmbushur sallën e teatrit.   

Në skenë kanë dalë fillimisht këngëtarët e njohur durrsakë, të cilët kanë ndezuar atmosferën për t’ia lënë në dorë skenën aktorëve të humorit të cilët me lojën e tyre kanë bërë publikun të qeshë gjatë e me zemër.  

Në fund regjisori Edmon Halili ka mbetur mjaft i kënaqur nga pritja që publiku i bëri shfaqjes dhe vetë interpretimeve.    

Më herët aktori i cili ka mbledhur e përzgjedhur materialet, Edmond Halili, tha se kjo është një shfaqje e cila ka humor të mirë, jashtë banaliteteve, ndërsa pas katër vitesh ka rikthyer në skenë Roland Koçën, veteran I trupës së varietesë në Durrës.

“Humor i pastër me shumicë” me pjesëmarrjen e aktorëve, Mimoza Marjanaku, Dashamir Sinani, Gjergj Doçi e Edmond Halili, premton një spektakël të vëtetë argëtimi deri në 4 mars.

Materialet janë përzgjedhur nga jeta e përditshme, marrëdhëniet shoqërore, ato brenda familjes, midis një çifti, apo edhe midis komshinjve të një pallati. Gjithçka vjen në mënyrë argëtuese, për publikun i cili ka nevojë për të qeshur në këto kohë të mbushura me shumë politikë.

K.H.  

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.