“Prijësi i palavdishëm” i shkrimtarit nga Durrësi, vlerësim nga kritikët e artit dhe letërsisë (VIDEO)

Postuar: 04/04/2018 - 12:01

“Prijësi i palavdishëm” është titulli që autori i ka vendosur veprës së tij, i cili që në fillim të befason me kundërvënien, edhe prijës edhe i palavdishëm. Gjithashtu dhe kopertina e librit në ngjyrë bardhezi dhe figura kryesore e mbuluar me një re të dendur përçon te lexuesi kuriozitetin dhe enigmën që përmban ky libër.

Në promovimin e këtij libri organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, merrnin pjesë kritikë të artit dhe figura të njohura në letërsi si Prof. Ass. Dr. Kristaq Jorgo, Dr. Ardian Doka, gazetarja Alda Bardhyli, studiuesi Behar Gjoka, të cilët vlerësuan autorin për ruajtjen intuitive të raporteve të drejta të asaj që i përket kronikës, historisë apo fantazisë së tij.

Vepra është një roman i llojit të shkurtër e cila ngërthen brenda saj disa ngjarje njëherësh, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me personazhin kryesor si: dasma, atentati i mbretit, revoltat në vend dhe dënimi i tyre. Koha në roman përfshin 10-ditëshin para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

Romani, ka brenda tij 14 personazhe, ca real e ca të trilluar, imagjinar. Ajo që vihet re që në fillim, është tipizimi i tyre përmes gjuhës. Mjaftojnë disa batuta të shkurtra për të krijuar një imazh të saktë për vendin, situatën dhe personazhin.

Në veprën e tij, autori ka vendosur të trajtojë një periudhë historike dhe një figurë të saj, që ka lënë vend për diskutime, të nisura nga këndvështrime të ndryshme. Në paraqitjen e mbretit, autori i është përmbajtur fakteve historike, por vende-vende bën ndryshime duke ndërthur elementë artistikë. Të pranishmit vlerësuan shkrimtarin  Enton Bido, që sipas tyre gjithmonë ka dëshmuar origjinalitet në stilin e të shkruarit, por me “Prijësin e palavdishëm” ai vjen tepër origjinal edhe në konceptim. Bido nuk ndjek askënd, përveç muzës së tij. Romani është për t’u lexuar me laps dhe letër për nga intensiteti i mendimit. Kjo cilësi e tij, është e njohur edhe në gjinitë tjera që ai shkruan.

“Ajo që përmban libri janë disa ngjarje reale të gjitha të letrarizuara dhe ajo që u bë si sygjerim gjatë tryezës së diskutimit është të largohemi nga historia, ku një nga boshtet mund të jetë një kryengritje ndaj prijësit ndërsa një bosht i fshehur, mund të jetë përpjekja e prijësit për të dhënë sa më shumë për vendin e tij. Por që nga ana tjetër vizioni i gabuar dhe kohërat e pa lexuara mirë prej tyre apo prej mbështetësve, bëjnë që perandoritë të bien siç ka ndodhur dhe në vende të tjera”, u shpreh autori Bido.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Signs, games and messages” titullohet koncerti i violinistit Fl

   “La memoria del Vento” (Kujtesa e erës), 50 vjet të Shqipërisë në histori fotografike titullohet ekspozita fotografike e fotoreporteri

   Biblioteka Publike Durrës, në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve, organizoi përurimin e dy romaneve të autorit Vaso Pa

   “La memoria del vento” është libri i fotoreporterit Italian Luca Turi, që do të promovohet 24 orëve të ardhshme në portet e Barit (Ita

   Klubi i Artit dhe Kulturës Sigal në Durrës javën e kaluar mikpriti shkrimtarin Stefan Çapaliku, i cili prezantoi dy vëllimet e parë të

"Mbrëmje maji me Gladiolë" është titulluar takimi poetik i organizuar nga Bashkia e qytetit të Durrësit.

Në Galerinë e Arteve pamore “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit është çelur ekspozita e piktorëve të ardhur nga treva të ndryshme të v

Eurovisioni është kthyer ditët e fundit në një nga temat më të diskutuara në vendin tonë dhe kjo pasi në Lisbonë të Portugalisë, në final