Promovohet libri mbi jetën dhe veprimtarinë e Refik Ajazit (VIDEO)

30/04/2019 - 09:41

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë mori pjesë në promovimin e librit: “Refik Ajazi, klerik dhe atdhetar – Jeta dhe veprimtaria e tij”, me autor Qemal Vrionin. Në aktivitetin e organizuar në pallatin e kulturës në Durrës, merrnin pjesë edhe shumë personalitete si kryetari i Bashkisë së Durrësit, z. Vangjush Dako, përfaqësues të komuniteteve fetare, Myftinj, familjarë të Refik Ajazit, intelektualë, miq të klerikut, studiues dhe qytetarë të Durrësit.

Kryetari i KMSH-së në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi figurën e klerikut dhe atdhetarit Refik Ajazi. “Sot ndihem i nderuar që marr pjesë në promovimin e librit me titull “Refik Ajazi, klerik dhe atdhetar – Jeta dhe veprimtaria e tij”. Refik Ajazi ishte një nga figurat më të shquara të Islamit në Shqipëri. Ai e shikonte përsosjen e njeriut nëpërmjet diturisë e përkushtimit në kryerjen e detyrës karshi Zotit, popullit dhe Atsheut. Ai ishte një fetar me intelekt të madh, i ditur, i çiltër, me shpirt të madh dhe nxënës i Kur’anit Famëlartë”, tha Spahiu.

KMSH e ka përfshirë Refik Ajazin në botim e librit me titull “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”. Autori i librit, Qemal Vrioni, solli për të pranishmit eksperiencën dhe përjetimet e tij gjatë kohës që ai shkruajti librin për klerikun dhe atdhetarin Refik Ajazi. Gjithashtu gjatë aktivitetit përshëndetën kryetari i Bashkisë së Durrësit, përfaqësuesit fetarë dhe familjarët. Më tej aktiviteti ka vijuar me përshtypjet dhe kritikën e studiuesve mbi librin.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

17-vjeçarja Hajrie Dedej, ka prezantuar gjatë këtyre ditëve, ekspozitën e saj të parë.

Mbrëmjen e kësaj të premteje në Durrës do të organizohet një koncert me muzikë tradicionale Bretone.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin "Pak Kyongni" për vitin 2019.

Nga Gëzim Kabashi

Liliana Çika është rikthyer këto ditë në Durrës me një ekspozitë të pazakontë.

Aktori Hysen Bashhysa feston sot 72-vjetorin e lindjes. Ceni, siç e thërrasin thuajse të gjithë lindi më 16 shtator 1947 në Durrës.

Atmosferë festive të jashtëzakonshme ka krijuar në amfiteatrin e Durrësit aktiviteti muzikor Karaoke i organizuar nga Bashkia e qytetit d

Më 12 shtator 2019, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit u hap ekspozita “Art 2019” e piktores, skulptores dhe restaurueses së njohur Lilian

Mbrëmjen e kaluar në prani të mjaft artdashësve të kinemasë, në arenën e Amfiteatrit antik të Durrësit u shfaq filmi italian “Un paese qu

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njofton se mbrëmjen e sotme, 11 shtator 2019, është nata e fundit e projektit të përbashkë