Promovohet në Durrës libri "Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918" (VIDEO)

06/07/2019 - 12:28

Muzeu Historik Kombëtar, në kuadër të hapjes të ekspozitës lëvizëse "Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve" në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, promovoi për studentët dhe qytetarët e Durrësit monografinë "Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918".

Aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, Alban Ramohitaj dhe Dorina Xheraj, pedagoge pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit.

Prezantimi i monografisë "Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918" dhe katalogut të ekspozitës fotografike “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria 1916-1918” u bë nga Dr. Skënder Bushi, specialist pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Botimi i parë që u promovuat ishte monografia "Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918", një punim me 20 kumtesa që përfshijnë kontributet austriake në themelimin e një administrate publike moderne, politika austro-hungareze në rajon, ndikimet në stabilitetin financiar, krijimin Komisisë Letrare, zhvillimet urbane, gërmimet arkeologjike në Apoloni e themelimin e Muzeut Kombëtar etj., i cili u botua një vit pas përfundimit të konferencës.

Në konferencën shkencore morën pjesë studiues të shumtë të shkencave të albanologjisë, vendas dhe të huaj si: Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Anila Omari, Prof. Dr. Valentina Duka, Prof. Dr. Luan Perzhita, Prof. Ass. Ledia Dushku, Prof. Dr . Aljula Jubani, Prof. Dr. Beqir Meta, Prof. As. Dr. Izer Maksuti, Prof. Dr. Proletar Hasani, Dr. Dorian Koçi, Dr. Kurt Gostentschnigg, Dr. Ilir Kalemaj, Dr. Marenglen Kasmi, Dr. Rovena Vata, Dr. Tamara Scheer, Dr. Skënder Bushi, Dr. Enriketa Pandelejmoni (Papa), Dr. Gentiana Kera, Dr. Esmeralda Agolli.

Dhe botimi i dytë ishte katalogu i ekspozitës fotografike "Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria 1916-1918" me foto të Shqipërisë së asaj kohe realizuar nga ushtarët dhe regjentët austriake në vendin tonë, hapur në muajin Janar 2018 në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri në Muzeun Historik Kombëtar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi sot feston 91-vjetorin e lindjes.

Edicioni i 14-të të Festivalit ndërkombëtar të muzikës së dhomës që po zhvillohet në Durrës ka vijuar mbrëmjen e kaluar me koncertin e Du

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i ka dërguar një mesazh ish-drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila u largua

Ia vlen të zbuloni sharmet e Shqipërisë, shkruan Camille Lemarchand e Boursorama, kompani e famshme bankare franceze, aktivitetet e së ci

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Durrës 2019” ka prezantuar në mbrëmjen e tretë të tij Trion “Ad Libitum” nga Maqedonia e Veri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me shkollën "Protagonistët", kanë bërë të mundur organizimin e një kampi shahu,

Në galerinë e arteve pamore "Nikolet Vasia" të qytetit të Durrësit është prezantuar ekspozita e skulptorit, piktorit dhe restauratorit, N

“Muzika dhe Vena” është tema e edicionit të 9-të të Bienales “Netët e muzikës klasike”, që do të zhvillohet në Durrës nga 1-9 gusht.