Promovohet në UAMD libri "Zhvillime urbane: tradita dhe risi Rasti i Kamzës", i studiuesit Alfred Halilaj

03/06/2021 - 14:07

Në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës u promovua libri  “Zhvillime urbane: tradita dhe risi Rasti i Kamzës”, i studiuesit Dr. Alfred Halilaj.

Në këtë ngjarje morën pjesë Prof. Dr. Afërdita Onuzi, Dekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. As. Dr. Griselda Abazaj, Prof. Dr. Lekë Sokoli, Drejtori i Qendrës për Edukim në Vazhdim, Dr. Ilir Sallata, pedagogë dhe studentë.

Me një përvojë 50-vjeçare si etnologe dhe antropologe, profesoreshë Onuzi përgëzoi Këshillin e Botimeve në UAMD për mbështetjen e studimeve të tilla.

"Për nga puna e jashtëzakonshme në terren, si dhe parashtrimi dhe analiza e problemeve sociale, mund të them pa drojë se ky është studimi i parë i përmasave të tilla në antropologjinë kulturore në Shqipëri", vlerësoi ajo.

Për dekanen e Fakultetit të Edukimit në UAMD, Prof. As. Dr. Abazaj, studimi i z. Halilaj shënon një arritje edhe për Fakultetin. "Vlerësoj faktin që në libër i është kushtuar vëmendje dhe edukimit. Studime të tilla sjellin vlerë dhe shtrojnë udhën edhe për studiues të tjerë", u shpreh ajo.

Prof. Lekë Sokoli, Drejtor i Institutit të Sociologjisë, e vlerësoi lart studimin. "Ky libër mëton të krijojë një traditë në studimet në këtë lëmë. Tjetërsimi i njeriut pas lëvizjeve të mëdha demografike të post-viteve ’90 duhet të shërbejë si një pikë e mërfilltë referimi për studimet sociale", theksoi ai.

Vetë autori, Dr. Alfred Halilaj falenderoi Universitetin dhe bashkëpunëtorët për mbështjen në botimin e këtij libri dhe u shpreh se "studimi nuk është fundor, por një punë që synon të çelë diskutime shkencore për problematikat që prekin shoqërinë shqiptare".

"Zhvillime urbane: tradita dhe risi Rasti i Kamzës" është botuar nga Shtëpia Botuese "Pika pa sipërfaqe" dhe merr në analizë përvijimin e lidhjeve farefisnore të banorëve të ardhur në zonën e Kamzës.

Autori duke marrë pjesë në jetën e përditshme në komunitet, përmes punës etnografike në terren, ka shqyrtuar dhe prurë objektivisht gjithë dinamikat sociale që prekin qytetarët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ajo kërkon të mirëkuptohet nga bashkëshorti, të gjejë tek njeriu që ka zgjedhur të ketë përkrah një shok dhe një mbështetës.

Aventurat dashurore të beqarit francez, Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe, në komedinë e sukseshme dhe mjaft të dashur për artdashës

Emmi Rushiti është njëra nga fitueset e çmimit të parë të edicionit të VI-të të Festivalit të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Pirro Mani.

Për të 19-n vit është mbajtur eventi "Miss dhe Mister Durrësi 2021", ku janë përzgjedhur mbretëresha dhe mbreti i bukurisë durrsake.

Ditën e sotme, në sheshin "Italia", para Stadiumit Kombëtar u inaugurua skulptura e artistit të njohur ndërkombëtar Helidon Xhixha.

Zyra Vendore Arsimore Durrës ka organizuar këtë të hënë ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të XII, të Festivalit Rinor "Epidamn