Sektori i Veprimtarive Masive në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës organizon Festivalin e VI-të të Këngëve Korale, me rastin e 14 nëntorit, ditës së Çlirimit të qytetit.

Në këtë aktivitet marrin pjesë koret e shkollave të Bashkisë Durrës, si “Eftali Koçi”, “Eneida”, “Vinçenc Prendushi”, “14 Nëntori”, “Myslym Hyda”, “Jusuf Hoti”, “Bedrie Bebeziqi”, “Mihal Ekonomi”, “Kushtrimi i Lirisë”.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19, festivali nuk do të ketë publik të pranishëm në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, por do të ndiqet përmes platformës online në faqen zyrtare të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës.

“Gjithë fëmijëve, në momentin që futen në institucionin e teatrit “Aleksandër Moisiu” ju matet temperatura, dezinfektimi i duarve, mbajnë maskat deri në momentin kur hipin në skenë dhe aty duke ruajtur distancën.”, tha organizatori Arian Plaku

Këngëtarët e vegjël do të gjykohen nga juria profesioniste e cila do të jetë e pranishme në sallën e teatrit. Fituesit do të shpallen më 14 nëntor në orën 19:00.