Rikthehet komedia e suksesshme "Boeing Boeing" në skenën amfiteatrit të Durrësit

04/06/2021 - 14:46

Aventurat dashurore të beqarit francez, Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe, në komedinë e sukseshme dhe mjaft të dashur për artdashësit “Boeing Boeing” janë shfaqur në arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit.

Me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera dhe me regji te Kiço Londo, vepra e cila përcjell një mesazh mjaft njerëzor që pavarësisht keqkuptimet dhe aventurave të shumta, gjithcka është mirë, kur përfundon mirë është pritur me mjaft interes nga qytetarët durrsakë. 

Nën interpretimin e një kasti aktorësh të përzgjedhur si Gentian Zenelaj, Amos Muji Zaharia, Alesia Xhemalaj, Rudina Dembacaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fili, komedia ka korrur sukses në çdo skenë që është shfaqur për publikun.

Vepra "Boeing Boeing", që do të shfaqet sërish mbrëmjen e së shtunës në skenën e Amfiteatrit Antik, është luajtur mbi 150 here brenda dhe jashtë vendit, duke u kthyer ndër veprat më të dashura dhe më të kërkuara për publikun.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ajo kërkon të mirëkuptohet nga bashkëshorti, të gjejë tek njeriu që ka zgjedhur të ketë përkrah një shok dhe një mbështetës.

Emmi Rushiti është njëra nga fitueset e çmimit të parë të edicionit të VI-të të Festivalit të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare

Në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës u promovua libri  “Zhvillime urbane: tradita dhe risi Rasti i Kamzë

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Pirro Mani.

Për të 19-n vit është mbajtur eventi "Miss dhe Mister Durrësi 2021", ku janë përzgjedhur mbretëresha dhe mbreti i bukurisë durrsake.

Ditën e sotme, në sheshin "Italia", para Stadiumit Kombëtar u inaugurua skulptura e artistit të njohur ndërkombëtar Helidon Xhixha.

Zyra Vendore Arsimore Durrës ka organizuar këtë të hënë ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të XII, të Festivalit Rinor "Epidamn