Risia, 4 çmime nuk do të shihen në ceremoninë Oscar

13/02/2019 - 10:02

Katër çmime Oscar do të prezantohen gjatë pushimeve publicitare në ceremoninë e 91-të të akademisë. Kategoritë janë kinematografia, editimi i filmit, aksioni i shkurtër live dhe grimi e stilimi.

Fjalimet e fituesve për këto kategori do të transmetohen më pas, ndërkohë që do të mund të shihen “live” përmes oscar.com.

Akademia e artit figurativ dhe shkencës njoftoi vitin e kaluar se do të shkurtonte transmetimin televiziv në 3 orë, në një përpjekje për të realizuar një spektakël më të aksesueshëm për shikuesit në të gjithë botën.

John Bailey, President i akademisë, njoftoi anëtarët me një email se modulet e shikimit të Academi Awards po ndryshojnë shpejt në botën aktuale multimediale dhe show i Oscar-it duhet të evoluojë për të vazhduar me sukses misionin e promovimit të filmave për audiencën botërore.

Ai tha se do të ketë për çdo vit një rotacion të kategorive, çmimet e të cilave do të ndahen gjatë publicitetit. Ceremonia e shumëpritur e këtij viti e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 24 shkurt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori italian Franco Zeffirelli është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare.

Hapësira nënujore e bregdetit shqiptar ka një trashëgimi kulturore nënujore shumë të pasur, e cila nëse do të dokumentohej, certifikohej

Violinisti i madh durrsak Florian Vlashi njofton në faqen e vet në FB se, së bashku me kompozitorin e shquar durrsak Haig Zacharian, do t

Qemal Vrioni është një figurë interesante intelektuale e Durrësit.

Një thesar me monedha argjendi i zbuluar në Durrës [në vitin 2006?].

Durrsaku Loer Kume është shpallur fituesi i madh i “Çmimit Kadare” për vitin 2019.

*Pas 18 vitesh punë, duke inventarizuar dhe restauruar mbi 6 ton terakota, monedha dhe enë qeramike të zbuluara në Durrës në

Mjeshtri i madh i skenës, një prej themeluesve të teatrit “Aleksandër Moisiu”, Lutfi Hoxha, ka mbushur 85 vjeç.