Risia e këtij viti/ Arian Plaku: Edicioni i 23-të i "Fest-Lojës" nuk mund të mungonte as në kohë pandemie (VIDEO)

13/08/2020 - 15:00

“Fest-Loja, luajmë dhe vallëzojmë”, aktiviteti kulturor ndërkombëtar që për shumë vite me radhë ka mbledhur me qindra fëmijë nga shumë vende të rajonit dhe botës, nuk mungoi as këtë vit, pavarësisht se u zhvillua në një format tjetër prej pandemisë së koronavirusit.

Organizatori Arian Plaku tregon që këtë edicion të 23-të, të zhvilluar online, pjesëmarrja ishte mjaft e madhe, pasi shumë grupe iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Qendrës Kulturore të Fëmijëve për të mos hequr dorë nga pjesëmarrja, pavarësisht se nuk do të ishin fizikisht në Durrës.

23 grupet pjesëmarrëse sollën një material filmik në adresë të QKF-së, më pas grupi organizator u mor me të gjithë grumbullimin e materialeve, duke formuar një program prej rreth 120 minutash, që u transmetua live nga faqja zyrtare në Facebook e QKF-së. Po ashtu u ndoq dhe nga të gjitha grupet pjesëmarrëse të cilat bënë shpërndarjen e faqes në qytetet dhe shtetet e tyre.

Risia e këtij viti ishte shtrirja më e madhe gjeografike që pati festivali. Këtë vit për herë të parë merrte pjesë grupi nga Finlanda. Po ashtu Venezuela merr pjesë për herë të dytë, të cilët kishin shumë dëshirë të vinin në Durrës, por edhe me këtë mënyrë online u ndjenë mirë”, tregon Plaku për “DurrësLajm”.

Sa i përket mënyrës së votimit, rezultate të cilat priten të publikohen në dy ditët në vijim, koreografi Arian Plaku shpjegon edhe vlerësimin se si do të bëhet nga dy juri:

“Që të mos kishte një humbje si rend të festivalit, u mendua që të zhvillohej online. Festivali është me karakter garues. Secili koreograf i grupit ka të drejtë të votojë, por pa të drejtë vote për grupin e tij. Gjithashtu ka dhe një juri qendrore që ka në përbërje të saj tre emra të njohur të fushës së artit; koreografi dhe valltari Genc Kastrati, dirigjenti Ermir Dizdari dhe drejtoresha e Muzeut Etnografik dhe galerisë pamore “Nikolet Vasia”, Alketa Tragaj”.

Të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe urimi për mënyrën si u zhvillua festivali, dhe një pjesë e tyre madje janë ndikuar nga kjo formë. Duke marrë mendime e këshilla nga “Fest Loja”, të njëjtën mënyrë organizimi do të kenë edhe disa prej prej këtyre vendeve për festivalet e tyre.

Grupet pjesëmarrëse të edicionit të 23-të:

  • Bosnja e Hercegovina/Sarajeva
  • Bullgaria/ Sofia
  • Finlanda/ Hollola
  • Kosova/ Kishnica
  • Kosova/ Prishtina
  • Kroacia/ Zagreb
  • Kirgistan/ Bishkek
  • Mali i Zi / Tuzi
  • Maqedonia e Veriut/ SHKA “Ilirida”
  • Maqedonia e Veriut/ Shkupi
  • Rumania/ Boroka
  • Serbia/ Novi Sad
  • Tailanda/ Koburi
  • Turqia / Izmir
  • Ukraina/ Kievi
  • Venezuela/ Bolivar
  • Shqipëria/ Fushë-Kruja
  • Shqipëria/ Gramshi
  • Shqipëria/ Kruja
  • Shqipëria/ Kurbini
  • Shqipëria/ Lushnja
  • Shqipëria/ Durrësi

S.L.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, kompozitorin dhe muzikantin e shqua

· Librat e saj, që janë botuar në Itali nga shtëpia prestigjioze “Bonfirraro Editore”, janë bërë pjesë e kurrikulës universitare ital

Çmimi "Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri" këtë vit i është akorduar artistit nga Durrësi Helidon Xhixha.

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për t'u përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie.

Grupi i valleve në Qendrën Kulturore Durrës ka triumfuar në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit "Ylberi i Prishtinës".

Pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë se për shkak të pandemisë, Panairi i Librit për këtë vit nuk do të zhvillohet, ka reaguar edhe

Quhet “Dritë ne rilindjen e Venecias”, ekspozita personale me 7 vepra e skulptorit Helidon Xhixhës, i lindur në Durrës në një familje art

  • Në shtatë qytete dhe komuna të rajonit Nojenkirhen (Neunkirchen) jetojnë 131 000 njerëz, 64 500 burra dhe 66 500 gra.

Studiuesja dhe shkrimtarja austriake Ruth Klueger, e njohur më shumë për një liber feminist në kohën e saj në kampet naziste, vdiq në Kal