"Rodon 4", relikti i anijes që i shtohet zbulimeve në Kepin e Rodonit

29/10/2018 - 13:42

Relikti i një anijeje që i përket periudhës postmedioevale ka dalë në dritë ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit.

Relikti me gjatësi rreth 20 metra u zbulua shumë pranë vijës së ujit dhe i është nënshtruar pastrimit, fotografimit dhe matjeve të kujdesëshme, që synojnë të kuptojnë mënyrën se si ndërtoheshin anijet në kohë të ndryshme.

Arkeologu nënujor Adrian Anastasi, i cili drejton projektin për përpilimin e hartës arkeologjike nënujore tha për APD-në, se ai është emërtuar "Rodon 4" dhe është zbuluar pas tre relikteve të tjerë.

Dr. Anastasi tha se "më shumë se 2300 vjet më parë këto anije, të cilat i emërtuam simbolikisht "Rodon 1" dhe "Rodon 2", besohet se transportonin drejt Durrësit dhe destinacioneve të tjera mesdhetare ngarkesa të përziera edhe me amfora, apo tulla, tjegulla e qeramikë fine, të prodhuara me baltë nga qyteti antik i Durrësit".

"Ky është vetëm fillimi i surprizave në një nga zonat më të bukura dhe më pak të njohura të bregdetit shqiptar," -tha Dr. Adrian Anastasi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërron jetë aktori i mirënjohur Sulejman Dibra.

Në Panairin e 21 të Librit “Tirana 2018”, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë çmimet e letërsisë.

Gjatë ditëve të letërisë shqiptaro-suedeze në Shkup, në ditë që i lamë pas, përveç ditëve letrare që ishin planifikuar të mbahen, ato dit

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka replikuar me moderatoren e “Top Channel”, Ori Nebiaj për statusin e saj në Twitter, ku përdori nj

Sot ka nisur Panairi i Librit “Tirana 2018”, që do të zgjasë 5 ditë, nga data 14 deri më 18 nëntor.

Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri.

Shfaqja teatrore “Tri gra dhe Misugi” me regji nga Suela Bako për dy netë me radhë u ndoq me shumë kureshtje nga publiku durrsak në skenë

Ka startuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës edicioni i katërt i këngëve korale, një festival i cili angazhon masivisht fëmijët

Që në fillim të vështrimit tim, lidhur me këtë libër mjaft të rëndësishëm, më duhet të them se autorja Gladiola Jorbus (Busulla) është re