Romanet “Secili çmendet sipas mënyrës së vet” sjellin shkrimtarin Stefan Çapaliku

Postuar: 16/05/2018 - 17:42

   Klubi i Artit dhe Kulturës Sigal në Durrës javën e kaluar mikpriti shkrimtarin Stefan Çapaliku, i cili prezantoi dy vëllimet e parë të ciklit romanesk “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, publikuar nga Botimet Fishta.

I konceptuar në formën e një bashkëbisedimi me gazetarin Gëzim Kabashi, takimi tërhoqi interesimin e dhjetra artdashësve dhe intelektualëve nga qyteti bregdetar.

Çapaliku, i njohur më së shumti si dramaturg dhe regjisor, ka hedhur në këtë vepër kujtimet dhe përshtypjet e fëmijërisë dhe rinisë nga qyteti i lindjes, Shkodra.

I ndihmuar edhe nga fotot e viteve 1970-1980, kur zhvillohen ngjarjet e librit, si dhe nga pyetjet ngacmuese te gazetarit Kabashi, shkrimtari, i është rikthyer edhe disa prej personazheve që ai vizaton në roman, rreth 130 të tillë.

“Janë njerëz me histori të jashtëzakonshme, të cilat nuk mund të mos i shkruaja"- tha Çapaliku duke iu referuar bashkëqytetarëve të tij.

Për më shumë se një orë, dy bashkëbiseduesit mbajtën të ndezur interesimin dhe vemendjen e dëgjuesve, të cilët në fund e duartrokitën gjatë autorin Stefan Çapaliku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Signs, games and messages” titullohet koncerti i violinistit Fl

   “La memoria del Vento” (Kujtesa e erës), 50 vjet të Shqipërisë në histori fotografike titullohet ekspozita fotografike e fotoreporteri

   Biblioteka Publike Durrës, në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve, organizoi përurimin e dy romaneve të autorit Vaso Pa

   “La memoria del vento” është libri i fotoreporterit Italian Luca Turi, që do të promovohet 24 orëve të ardhshme në portet e Barit (Ita

"Mbrëmje maji me Gladiolë" është titulluar takimi poetik i organizuar nga Bashkia e qytetit të Durrësit.

Në Galerinë e Arteve pamore “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit është çelur ekspozita e piktorëve të ardhur nga treva të ndryshme të v

Eurovisioni është kthyer ditët e fundit në një nga temat më të diskutuara në vendin tonë dhe kjo pasi në Lisbonë të Portugalisë, në final

   Eurovisioni këtë vit po mbahet në Lisbonë, ndërsa jemi vetëm 24 orë larg natës finale.