Roza Anagnosti: Teatri është i shenjtë, jam me artistët! Jam me Ndrenikën

15/02/2018 - 10:49

"Teatri është i shenjtë, unë jam me artistët. Jam me Robert Ndrenikën".  Kështu u shpreh dje aktorja e njohur Roza Anagnosti për "Gazeta Shqiptare"

E pyetur për debatin që po zhvillohet, Anganosti tha dje se teatri duhet të jetë në qendër, në të njëjtin truall ku është Teatri Kombëtar ekzistues.

"Në të gjithë botën kështu është teatri kombëtar, në qendër të qytetit. Nëse ka një projekt për një teatër të ri, le të bëhet ku është teatri jonë. Unë kam luajtur më shumë se 30 vite aty, kam interpretuar sa e sa role. Ai është vend i shenjtë. Unë jam me kolegët",- theksoi aktorja e njohur, që në prononcimin e saj për "GSh" tha se teatri ka nxjerrë sa e sa breza të artë.

"E vlerësoj Teatrin Kombëtar për identitetin, për kulturën. Duhet të jetë absolutisht në qendër. Godina është shumë e rëndësishme. Dhe do angazhim konkret. Nuk mund të ikin aktorët pa pasur një projekt konkret për teatrin, siç iku Opera, që ta di që teatri do jetë ku ishte. Mbështes artistët, mbështes Robert Ndrenikën. Teatri duhet të mirëmbahet. Shumë mirë që është bërë Turbina, por ajo është për projekte të tjera",-shtoi Anagnosti.

Sipas saj teatri nuk duhej të ishte lënë në atë gjendje që është. "Bënë oborrin e Teatrit Kombëtar e nuk bënë teatrin".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko, është njohur tashmë në qytetin e Durresit dhe më gjerë për pikturat e bukura plot kolorit e dinamizëm që s

Për të dytin vit radhazi në ambientet e pallatit të brigadave, është zhvilluar aktiviteti “Oda 2018” që bëri bashkë disa nga artistët shq

Shkrimtari durrsak  Ylli Bare, pas një seriali librash të botuar me tema të shumëllojshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ka dalë së fundmi

Lahuta si pjesë e pandarë e këtij eposi së kreshnikëve është një instrument muzikor i domosdoshëm për gjallesën e këtij Cikli, por është

Kënga “Në rërë vizatoj" me muzikë të kompozitorit Ylli Ramzoti, tekst të Agim Bajramit, interpretuar nga Violeta Beshiri ka fituar çmimin

Në galerinë e arteve pamore "Nikolet Vasija" të qytetit të Durrësit shoqatat kulture atdhetare "Labëria" dhe "Ismail Qemali", në bashkëpu

Prej ditës së djeshme, në media ka qarkulluar lajmi lidhur me një vendim të UNESCO-s, ku thuhej se lahuta ishte pjesë e listës së trashëg

Për nder të 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u mbajt një manifestim në Geteborg ( Göteborg) të S

Një nga aktorët më të njohur të para viteve ’90, Luan Qerimi, u nda dje nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Suksesi është fjala që mund të përkufizojë më së miri pritshmëritë mbi librin më të ri të autores nga Durrësi, Gladiola Busul