“Salomé” vjen në Durrës

06/10/2019 - 16:11

Të martën dhe të mërkurën, në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen për publikun tragjedia “Salome”. Vepra e autorit të njohur britanik Oscar Wilde vjen nën regjinë e italianit Carlo Sciarcaluga, ndërkohë që në skenë do të ngjiten një trupë me aktorë të njohur si Yllka Mujo, Ermira Hysaj, Ervin Behleri erj.

“Salomé” është tragjedi me një akt, shkruar nga Oskar Uajlld dhe bazohet lirisht mbi historinë biblike, ashtu sic është treguar në librat e Dhiatës së Re, Marku 6:15-29 dhe Mateu 14:1-12, edhe pse karakteri i Salomesë nuk përmendet me emër në Bibël. Vepra vendoset gjatë periudhës biblike në Judé, një zonë historike, me shtrirje në Lindjen e Mesme, pranë së cilës sot ndodhen Palestina dhe Izraeli.

Salomé është thjeshtra e mbretit Herod Antipas të Judesë. Ai është bashkëshort i Herodias, e cila është e mallkuar nga një profet me emrin Jokanaan (i njohur në Bibël si Gjon Pagëzori). Ky thotë se martesa e Herodit është e paligjshme, sepse Herodias është vejusha e vëllait të Herodit. Në Bibël, Salomé e ndihmon të ëmën të marrë hak ndaj Gjon Pagëzorit, ndërsa në veprën e Uajlldit vendimet e Salomesë ndaj Jokanaanit vijnë si rezultat i dëshirës së saj për hakmarrje nga epshi. Për tmerrin e mbretit dhe për gëzimin e së ëmës, Salomé kërkon kokën e Jokanaanit në një pjatë argjendi, si shpërblim për vallen e shtatë vellove, që ajo do të kërcejë para mbretit Herod.
Për arsye se ligji britanik i kohës ndalonte shfaqjen publike të pjesësve teatrore, ku përshkruheshin personazhe nga Bibla, Uajlld e shkroi “Salomé”-në në frengjisht në vitin 1891. Ajo u shfaq së pari si një pjesë teatrore në frengjisht. Tre vjet më vonë u botua një version i saj në anglisht. Për publikun britanik u shfaq për herë të parë në vitin 1918, disa vjet pas vdekjes së Oskar Uajlldit.

SALOMÉ
Të martën / Të mërkurën
8 & 9 tetor
Teatri "Aleksandër Moisiu"

Autor: Oscar Wilde
Perktheu: Kudret Mita
Regjisor: Carlo Sciaccaluga
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
Kompozitor: Andrea Nicolini
Koreograf: Donald Martini
As/regjisor: Mateo Dervishaj

Interpretojnë:
Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Yllka Mujo, Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaçi, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva, Urim Aliaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Biblioteka publike e Durrësit organizoi këtë të hënë ekspozitën tematike “Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri”, në kuadrin e 75-vjetorit të

Libri “Koha për politikë”, i ish-deputetes së PD-së, Grida Duma është një nga të shumtët që është prezantuar në panairin e librave dhe ka

Panairi i Librit 2019, një ndër aktivitet më të rëndësishëm të autorëve, botuesve, përkthyesve etj, me pjesëmarrje të 100 shtëpive botues

Çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2019” u ndan sot në Pallatin e Kongreseve.

Pasditen e së enjtes u zhvillua në hotel “Arvi” një takim i Klubit Rotarian Durrës me piktorin e njohur shqiptaro-amerikan Dashamir Gurab

Prej 3 ditësh po mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Këngëve Korale në Durrës, një festival i cili angazhon masivisht fëmijët e shkol

Rivendoset kapaku i ri prej xhami në pusin shekullor te sheshi “Liria” në Durrës.

“Krom dhe luledele” është një roman i cilësuar si himn për të rinjtë e pas viteve 1990.

Prej mëse një viti në protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Neritan Liçaj, shprehet besimplotë se godi

Jeta kulturore në Durrës nisi në muajin nëntor me një shfaqje që u prit mjaft mirë nga publiku, saqë do të vijë edhe këtë fundjavë për pu