“Sfidë në univers” - Flamur Bala boton librin e tij të parë: Frymëzimi erdhi pasi rashë në dashuri... (VIDEO)

27/06/2020 - 19:19

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirtin e tij dhe përpiqet që këtë dritë t’ua përcjellë sadopak edhe atyre që  mund të kenë humbur pozitivitetin.

Bala ka botuar librin e tij të parë të titulluar “Sfidë në univers” me thënie dhe poezi, për të cilin ka punuar për pesë vite.

Flamurin e takuam në shëtitoren “Taulantia”, aty ku dhe ai kalon një pjesë të mirë të kohës buzë detit, e pikërisht në vendin aq të frekuentuar nga durrsakët ka nxjerrë dhe stendën ku reklamon librin e tij.

“Ky libër erdhi si frymëzim force dhe shpresë jete, duke gjetur forcën brenda vetes, thashë pse jo dëshirën për të shkruar e për të shprehur, ta bëj përmes librit. Duke qenë se jeta ime përbëhet e tillë me pengesa dhe me probleme, me momente të gëzueshme e jo të tilla, mendova ta sjell përmes librit duke e titulluar “Sfidë në univers”. E përputha me gjithë jetën time dhe për të gjithë në fakt jeta është sfidë. Jam munduar të përfshij të gjithë llojet e poezive: për dashurinë, për nënën, ka thënie filozofike që i përshtaten të gjitha aspekteve njerëzore”, thotë Flamuri, teksa vë theksin se ajo që mbizotëron në këtë libër është shprehja e forcës dhe e motivimit, kryesisht te njerëzit që kanë humbur motivin për të jetuar apo janë të lodhur nga pengesat e shumta.

Frymëzimi për të shkruar, Flamuri tregon se i erdhi rastësisht pasi ra në dashuri me një vajzë, e cila iku, por ai ende kishte shpresë asokohe që vajza që dashuronte të rikthehej sërish.

“Unë nuk kisha në plan për të bërë poezi apo thënie. Isha rastësisht në sheshin “Taulantia” kur më erdhi frymëzimi. Isha  i dashuruar me një vajzë që tani nuk jam më. Bëra një poezi dhe e titullova “Eja ti”. Pavarësisht se ajo iku, por unë shpresoja që ajo të vinte përsëri. Ishte një nga poezitë më të bukura dhe vazhdova me të dytën “Këpucët e pastra” e më tej”, tregon Flamuri, i cili dëshiron të përshëndesë të gjithë ndjekësit e “DurrësLajm” me poezinë e titulluar “I vetëm në mes të sheshit”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. 

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin "Pran

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një

5000 bileta falas për të vizituar Amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik u janë shpërndarë sot bizneseve të hoteleri-turizmit në Durrës.